E pushojne nga puna mesuesja godet me pellembe kandidatin e LSI-se
Nje incident i rende ka ndodhur ne Komunen e Trebishtit te Rrethit te Bulqizes ku mesuesja e shkolles me inicialet F.B. ka goditur me pellembe kryetarin e komune dhe njeheresh kandidat i LSI-se dhe Aleanca per Qytetarin ne zgjedhjet vendore te 8 majit Fitim Balla. Ngjarja e rende ndodhi paraditen e se henes ne qender te fshatit Trebisht. Sipas burimeve nga vendngjarja mesohet se shkak i konfliktit eshte bere drejtori i shkolles 9- vjecare i cili i ka komunikuar mesueses pushimin nga puna dhe paraqitjen e saj ne Zyren Arsimore Bulqize. Mesuesja me inicialet F.B e indinjuar per pushimin nga puna ka fajesuar kryetarin e komunes dhe njeheresh kandidat i LSI-se per nje tjeter mandat ne krye te saj pasi sipas saj ai ka dyshuar se ajo do te votonte kunder tij ne zgjedhjet e 8 majit. Ne rruge e siper per te kontaktuar me kryekomunarin mesuesja ka ndeshur me te ne qender te komunes ku ne konflikt e siper e ka goditur ate me pellembe pasi e ka akuzuar si shkaktarin e pushimit nga puna. Mesuesja njihet si nje mbeshtetese e se majtes ne kete fshat dhe se ka votuar ne zgjedhjet e kaluara per kryekomunarin aktual Fitim Balla i cili perfaqesonte ne ato zgjedhje PS-ne. Ndersa ne keto zgjedhje ai ka rivene kandidaturen e tij jo me nga Partia Socialiste dhe Aleanca per te Ardhmen por nga LSI-ja dhe koalicioni i djathte Aleanca per Qytetarin. Policia e Bulqizes me te marre informacion per incidentin ka shkuar ne vendngjarje dhe ka bere shoqerimin per ne komisariatin e policise te te dyja paleve te perfshira ne kete konflikt. Burime nga policia bejne me dije per Shqip se jane marre ne pyetje te dyja palet per ngjarjen dhe se ata kane bere denoncimet e ndersjella. Nderkohe po sipas ketyre burimeve mesohet se edhe mesuesja F.B ka pohuar se gjate perfshirjes ne konflikt me kryekomunarin edhe ajo eshte goditur prej tij. Procesverbalet e hartuara nga policia i jane percjelle Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Dibres per hetimin e ngjarjes. Po sipas policise mesohet se ngjarja ne qender te Komunes se Trebishtit e ndodhur ne paraditen e se henes ku nje mesuese e shkolles konfliktohet me grushte me kryekomunarin dhe njeheresh kandidat per nje tjeter mandat ne zgjedhjet e 8 majit nuk klasifikohet si veper penale qe ka te beje me fushaten elektorale.