E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Ne folem te paret per bashkimin kombetar

Bajram Curri PDIU zhvillon nje takim ne Tropoje Ju qendra e patriotizmit

Perfaqesuesit e Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet udhetuan dje drejt Tropojes ne kuader te fushates se tyre elektorale per zgjedhjet e 8 majit. Ne nje takim ne qytetin verior ata u priten nga qindra mbeshtetes te ceshtjes kombetare. Kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi kerkoi voten e te gjithe qytetareve te Tropojes si nje qender e patriotizmit shqiptar duke deklaruar se PDIU eshte partia e patriotizmit modern dhe pragmatist shqiptar.

Ne kemi qene te paret qe kemi folur per idene e bashkimit kombetar qe nis nga ekonomia. Kjo ide merr kuptim te madh ketu ne Tropoje. Une ne sndihemi ne kufi te Shqiperise por fale rruges se kombit fale clirimit te Kosoves ne ndihemi ne zemer te Shqiperise deklaroi Idrizi. Ai shprehu bindjen se Shqiperia dhe Kosova do te behen nje fuqi rajonale energjetike ne rajon ne castin qe do te bashkojne ekonomite e tyre sipas programit te Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet. Idrizi kerkoi mbeshtetjen e te gjithe patrioteve shqiptare ne kete projekt ambicioz te PDIU-se. Nga ana e tij Presidenti i Nderit i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Tahir Muhedini kerkoi voten e te gjithe patrioteve shqiptare per te forcuar ceshtjen kombetare dhe per te zgjidhur te gjitha problemet historike dhe te tanishme te kombit shqiptar. Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet konkurron ne te gjitha komunat e Tropojes dhe ne Bashkine Bajram Curri per anetar keshillash bashkiake dhe komunale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›