Ambasadori i SHBA-se takim me Ramen per zgjedhjet
Kur kane mbetur vete 5 dite nga zgjedhjet vendore ambasadori amerikan Aleksander Arvizu eshte pritur dje paradite nga kryetari i PS-se Edi Rama. Takimi eshte zhvilluar ne seline roze dhe ka zgjatur per me shume se 30 minuta. Ende nuk dihen detajet e takimit nderkohe qe ambasadori amerikan se bashku dhe me ambasadorin e BE-se Ettore Sequi dhe ambasadorin e OSBE Eugen Wollfarth jane tre nga diplomatet qe jane impenjuar fuqishem qe zgjedhjet e se dieles te zhvillohen brenda standardeve europian.
Nderkombetaret ne deklaratat e tyre shpeshhere u kane kerkuar paleve partive politike ne gare qe te angazhohen per zgjedhjet te lira dhe te ndershme duke shtuar se keto jane zgjedhjet per shqiptaret pasi do te kene ndikim te drejtperdrejte ne integrimin e vendit. Ambasadori amerikan Arvizu ka apeluar gjate gjithe kesaj kohe qe partite politike te angazhohen per nje fushate te qete pa incidente dhe pa dhune. Gjithashtu nderkombetaret kane kerkuar qe policia te luaje rolin e saj per garantimin e zgjedhjeve lokale e mbi te gjitha te jete e paanshme ne procesin zgjedhor te 8 majit. Ndersa eshte bere e ditur gjithashtu se qeveria eshte pergjegjese per zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve nderkombetare. Takimi me kreun socialist njekohesisht dhe kandidat per kryetar i Bashkise se Tiranes u zhvillua nje dite pas takimit qe tre ambasadoret Arvizu Sequi dhe Wollfarth zhvilluan me kryeministrin Berisha.