E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Prokuroria te hetoje por te beje dhe transparence

/ /

Presidenti Bamir Topi i beri thirrje Prokurorise qe te beje punen e saj per te hetuar pergjimin e transmetuar pak dite me pare nga emisioni Fiks Fare te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti me zv.kryeministrin Ilir Meta. Duke folur nga qyteti i Pogradecit kreu i shtetit tha se duhet bere transparenca. Tashme kjo eshte nje ceshtje e institucionit te Prokurorise dhe patjeter inkurajoj Prokurorine jo thjesht ne sensin per te bere detyren e saj sepse ndonjehere eshte e panevojshme te thuhet qe inkurajoj Prokurorine duke qene se Prokuroria eshte nje

institucion qe ka nje ligj. Por e them kete per te bere transparence u shpreh Topi. Pra inkurajoj Prokurorine te beje punen e saj te hetoje dhe te beje transparence hap pas hapi sepse ka mjaft ngjarje qe kane nje sensibilitet te larte publik me te drejte dhe keto ngjarje duhet patjeter te certifikohen hap pas hapi qofte ne sensin e pohimit te gjerave qofte ne sensin e kontestimit te gjerave. Pra kemi nevoje te respektojme institucionet shtetin ligjor dhe vetem atehere do te shkojme ne parametrat e shtetit te se drejtes. Komentet politike pastaj nuk me takojne mua ti bej u takojne te tjereve theksoi me tej kreu i shtetit. Presidenti foli dje edhe per zgjatjen e gjykimit te ceshtjes se Gerdecit per te cilen tha se KLD-ja ka nisur nje kontroll dhe shume shpejt do te kete nje informacion te plote ligjor. Sigurisht qe ceshtjet qe kane te bejne me ngjarje sikurse eshte ceshtja e Gerdecit patjeter qe kane edhe nje ndjeshmeri te larte publike. Jane bere njeqind e pese seanca. Nje pjese e ketyre seancave kane deshtuar per shkak te mosmarrjes pjese te avokateve dhe nga informacionet qe kam jo gjithmone ne menyre te justifikuar. Por le te leme perfaqesuesin e KLD-se i cili do te flase ne menyre te posacme per kete ceshtje besoj ne fillim te javes tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›