Prifti dorezon videon me stilolaps
Sipas burimeve nga organi i akuzes Prifti eshte paraqitur pas nje kerkese te Prokurorise se Tiranes e formalizuar pasditen e 12 janarit 2011. Nje dite pas publikimit te videos ne emisionin Fiks Fare prokuroria filloi hetimet mesditen e 12 janarit dhe menjehere ne oret e pasdites eshte firmosur thirrja per deputetin Dritan Prifti. Ky i fundit deklaroi publikisht qe zoteronte regjistrimin e plote dhe
origjinal te bisedes se realizuar me 1 mars 2010. Menjehere prokuroria firmosi flete-thirrjen per Priftin i cili dje ne ora 1200 i shoqeruar nga oficere te repartit special te policise BRISK-u u paraqit ne Prokurorine e Tiranes. Ai qendroi ne zyrat e Njesise Task Force deri rreth ores 1500 ku mesohet se fillimisht ka dorezuar materialin e regjistruar prej tij dhe me pas ka dhene shpjegime per ceshtjet e permendura ne biseden e 1 marsit 2010.
Regjistrimi me stilolaps
Gjate deshmise se tij ne Prokurorine e Tiranes ish-ministri Dritan Prifti ka pohuar fillimisht se ishte ai autori i regjistrimit te bisedes se realizuar ne zyren e tij ne Ministrine e Ekonomise. shte nje material prej 13 minuta e 30 sekonda te cilin e kam regjistruar ne zyren time gjate nje takimi me Ilir Meten mesohet te kete thene Prifti dje ne Prokurorine e Tiranes. Gjithashtu ka thene se pjesa audio e zerit ne bisede eshte regjistruar prej tij me ane te nje pajisje pergjues ne formen e stilolapsit e cila gjendet lehtesisht ne treg dhe mund te blihet ne menyre te lire. Me pas ai ka sqaruar se materiali qe disponon eshte origjinal duke shtuar se ne nje trajte te tille ia ka dorezuar edhe emisionit Fiks Fare. Pjesa tjeter e deshmise se Dritan Priftit ne Prokurorine e Tiranes eshte perqendruar rreth sqarimit te emrave te personave qe permenden ne biseden e transmetuar ne TV. Sipas burimeve nga prokuroria ish-ministri Dritan Prifti ka shpjeguar dijenine e tij per personat ne fjale dhe me tej ka shpjeguar edhe vendimet e gjykatave dhe procedurat tjera per te cilat flitet ne regjistrim.
Hetimet e prokurorise
Nje dite pas publikimit te regjistrimeve te bisedes mes Dritan Priftit dhe Ilir Metes Prokuroria e Tiranes filloi kryesisht hetimet ne lidhje me kete ceshtje. Sipas deklarates zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme akuzat per te cilat po zhvillohen hetime jane korrupsion aktiv i funksionareve te larte shteterore korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteterore dhe shperdorim detyre. Diten e djeshme pasi ka dale nga prokuroria Dritan Prifti tha se me kerkesen e organit te akuzes ishte paraqitur aty dhe ka dorezuar videon origjinale te regjistruar ne zyren e tij. Sot dje u thirra nga prokuroria dhe menjehere u pergjigja pozitivisht per te dhene deshmine time per videon e transmetuar nga Fiks Fare. I kam sjelle prokurorise videon origjinale dhe shpresoj qe ata qe deklarojne se jane kristal tu thone te verteten shqiptareve. U qendroj deklaratave te mia jam dhe do jem ne dispozicion te drejtesise gjithmone. Kjo ka qene deklarata e dhene nga Dritan Prifti pas daljes nga Prokuroria e Tiranes.
Prifti me mbrojtje nga policia
Deshmitari i pare i hetimeve te nisura nga prokuroria per biseden e zhvilluar nje vit me pare ne Ministrine e Ekonomise deputeti Dritan Prifti eshte paraqitur dje ne Prokurorine e Tiranes i shoqeruar me nje shofer qe drejtonte automjetin dhe nje oficer i repartit te forcave speciale BRISKU. Zyrtarisht nuk konfirmohet qe ish-ministri te kete kerkuar apo te kete marre mbrojtje nga policia por diten e djeshme ai eshte shoqeruar ne prokurori nga nje oficer i BRISKU-t i cili ka pritur derisa ish-ministri ka perfunduar deshmine per ta shoqeruar me pas Priftin drejt baneses.
Trazhgim Sokolaj