E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla e kacakeve feston 100 -vjetorin

Shkolla e parë shqipe në Shqipërinë veriore ka shënuar 100 vjetorin e celjes së saj. Në tetor të 1911 patrioti Islam Spahiu hapi shkollën shqipe në Kolesjan të komunës Bicaj dhe vuri mësues të birin Rizain pasi ishte i vetmi i shkolluar në atë kohë për tju mësuar gërmat shqipe fëmijëve dhe banorëve të zonës por edhe luftëtarëve të atyre viteve dhe për këtë arsye u quajt shkolla e kacakëve.

"Shpenzimet dhe urdhrin për ndërtimin e shkollës e ka marr babgjyshi im të cilit i kam emrin. Ai është inicatori,pastaj mësuesi i parë ka qenë im atë", tha Islam Spahiu, i biri mësuesit të shkollës. Zv/ministri i Arsimit Halit Shamata theksoi dy parimet e rëndësishme të arsimi shqiptar traditën e krijuar në dekada si dhe në standardet europiane.

"Shkolla e Kolesjanit mban në prag të ngjarjeve të mëdha që sollën pavarësinë e vendit një simbolikë e cila do të thotë që pragu i lirisë, i pavarësisë, pragu i së ardhmes është shkolla, është dija, arsimi. Kjo shkollë i arriti më së miri qëllimit të saj", tha Halit Shamata.Zv/minister i Arsimit.  Pas Tetorit të vitit 1911 arsimi nisi të shtrihej deri në zonat më të thella të qarkut për të vazhduar me celjen e gjimnazit të parë në qytet në vitin 1956 dhe me hapjen e filialit të universitetit të Tiranës në Kukes në vitin 2007.

Flutura Tota

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›