E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Rama dhe Berisha, dëshira për pushtet dhe jo për të bërë shtet

TIRANË- Kryetari i Frymës së Re Demokratike(FRD), Bamir Topi në vijim të fushatës elektorale në kryeqytet u takua të shtunën me banorë të njesisë bashkiake nr.10. 

Në fjalën e tij, Topi u ndal në një nga problemet më madhore me të cilat përballet sot politika shqiptare: raporti shtet-pushtet. "Situata në vend është e tillë saqë nëse nuk ke lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin nuk mund të mbarosh punë në sportelet e administratës veçse me korrupsion, siç ndodh rëndom me hipotekat, arsimin shëndetësinë etj", tha ai. 

"Në programin politik dhe ekonomik FRD ka propozuar që presidenti të zgjidhet nga populli dhe jo me 71 vota dhe në varësi të emocioneve të Berishës e Ramës, dy individë që bëjnë gjithçka për të prodhuar kriza", tha Topi.

"Partitë lëvizin, por shteti duhet të konsolidohet dhe duhet të kthehet nga një shtet preferencial në një shtet që i trajton të gjithë njërëzit në mënyrë dinjitoze. Pushteti duhet t'i japi garanci shtetit pasi është ky i fundit garanti i jetës së qytetarëve" përfundoi Topi fjalën e tij para banorëve të njësisë nr. 10. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›