E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci: Votoni për shtet në shërbim të ligjit. Brace: Beteja e parë e korrupsionit, clirimi i Karavastasë

DIVJAKE- Partia Socialiste prezantoi dje gjatë një mitingu elektoral kandidatët për deputet në Divjakë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci i bqëri thirrje qytetarëe që më 23 qershor të votojnë për Partinë Socialiste që në vend të sundojë ligji.

“Jemi këtu për të thënë kush e do këtë shtet në shërbim të qytetarëve eja, eja me 23 qershor dhe voto 29. Kush e do këtë vend të sundoje ligji,jo Maliqi, eja voto për Rilindjen. Kush do rendimente me kosto më të ulët eja, eja dhe voto numrin 29”, tha Ruci.

Kandidati për deputet Erion Brace, premtoi se me 23 qershor, hapi u i parë kundër korrupsionit të partisë në pushtet do të jetë clirimi i Lagunës së Karavastasë.

“Vetëm 15 ditë nga sot ju ndajnë nga fitorja e madhe që do ndryshojë jetën tuaj të cdo shqiptari kudo që ai është. Disa ditë më parë Sali Berisha ishte në Divjake, e njihni se kush është apo jo. Është ai që sa herë vjen këtu thjesht dhe vetëm ju vjedh, vetëm ju mashtron, thjesht kalon për të ngrënë peshk ne lagunën që e ka pushtuar. Dua ti drejtohem gjithë bujqve që janë këtu erdhi këtu nuk ju tha asgjë për naftën, për tokën që e paguani 15 mijë leke dynymin, apo plehrat kimike që ju merr 20 % TVSH. Nuk ju tha gjë për vaditjen dhe kullimin. Erdhi këtu dhe thjesht dhe vetëm shau dhe mallkoi divjakasit dhe cdo socialist në Divjake. Erdhi dhe nuk tha gjë për kënetën që e mban për të përfituar për vete dhe familjen e tij/ nuk ju tha asgjë për familjen tuaj, për ato tatime dhe taksa që rrjepin familjet e juaja nga mëngjesi deri në mbrëmje. Nuk tha gjë lidhur me bukën vajin sheqerin dhe orizin, ushqimet e përditshme,. Ne kemi ne program një alternative dhe një lider që ka marrë angazhim konkrete. Dua ta nis detyrimet time që sot dua të angazhohem para jush dhe kryeministrit të Shqipërisë për të bërë beteje e parë të korrupsionit në Divjakë, për të cliruar lagunën e Karavastasë nga ata që e mbajnë”, premtoi Brace.

“I vetmi kryeministër 70 vjecar në Evropë, duhet të largohet dhe ne do e largojmë me votë me 23 qershor. Ndaj ju ftoj të votoni partinë e madhe partinë e qeverisë, partinë e Edi Ramës”, shtoi Brace.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›