E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Vota ime pas 23 qershorit pro rrotacionit, reformave dhe integrimit

malaj-ne-sarandeSarandë- Kandidati i pavarur për deputet Arben Malaj gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Sarandë ka theksuar se pas 23 qershorit, vota e tij do të jetë pro rrotacionit, reformave dhe integrimit.

Vota ime pas 23 Qershorit në Kuvend do të jetë një votë pro reformave të domosdoshme për ekonominë e vendit, një votë pro integrimit europian. Por vota ime, do të jetë një votë kundër populizmit ekonomik, një votë kunder krizave politike, një votë kundër qeverisë së shokëve dhe miqve,- tha Malaj.

Gjithashtu Malaj ka theksuar se vendi ka nevojë për një rrotacion politik i cili do ti sjellë vendit një ndryshim të domosdoshëm në qeverisje. Dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë mënyra e vetme se si kjo mund të ndodhë cilësisht, për të sjellë një qeveri kredibël.

Ndërsa i ka bërë thirrje politikanëve që fushatën elektorale ta drejtojnë larg tensioneve e përbaltjeve sicc tha ai.

Do të doja ti bëja edhe një herë thirrje të gjitha subjekteve politike zgjedhore që fushatën e tyre ta orientojnë vetëm pozitivisht në respekt të qytetarit dhe opinionit publik, që kërkojnë të shohin tek politika perspektivat shpresëdhënëse për familjet dhe vendin e tyre. Fushata e të 67 subjekteve politike në Qarkun e Vlorës, duhet të zhvillohet larg tensioneve partiake, tensioneve etnike apo atyre fetare, larg përbaltjeve publike apo zhgarravitjeve elektorale vend e pa vend.

Sipas Malajt, gara ime nuk zhvillohet për një karrige qeveritare, por për një përfaqësim të denjë e të merituar të qytetarëve të Qarkut të Vlorës. Eshtë një garë për një model, modelin e politikanëve që i duan, iu përkushtohen dhe i përfaqësojnë denjësisht votuesit e tyre. Modeli i meritokracisë, kundër servilizmit dhe klientelizmit apo karrierës së pamerituar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›