Topi-Rama, takim per Mediun

Ne kulmin e perplasjeve institucionale, Presidenti Bamir Topi priti dje ne zyren e tij Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama. Ne oret e para te mengjesit, Rama u pa te hyje ne zyren e kreut te shtetit, ku qendroi per disa minuta. Dy kreret e institucioneve me te perfolura se fundmi per “probleme”, ne ushtrimin e detyres, diskutuan per temat me te nxehta te politikes se dites. Mes te cilave, kerkesen e Kryeprokurores per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Koincidence apo jo, vetem pas ketij takimi, Kryeprokurorja i ktheu pergjigje me ne fund, pas nje jave dhe Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Keshtu, Rama dorezoi ne Kuvend materialet shtese qe Topalli kerkoi per te argumentuar kerkesen e bere per heqjen e imunitetit te Mediut per tragjedine e Gerdecit. Nderkohe qe Topalli pasdite vone mblodhi Keshillin e Rregullores, ku shperndau dosjet shtese te derguara nga Ina Rama per Mediun
Kryeprokurorja Ina Rama u konsultua dje me Presidentin Topi, para se te depozitoje ne Kuvend materialet shtese per imunitetin e ish-ministrit Mediu. Ne presidence, Rama negocioi koke me koke me kreun e shtetit per ceshtjen e hapur ne hetim, tragjedine e Gerdecit, nxjerrjen e fajtoreve para ligjit dhe vijimin e hetimeve per te. Ne pak minuta, mesohet se Kryeprokurorja e ka informuar Presidentin Topi mbi ecurine e hetimeve mbi tragjedine qe u mori jeten 26 personave ne Gerdec e u plagosen qindra te tjere. Ky eshte takimi i pare zyrtar mes Presidentit Bamir Topi dhe Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, qe pas dekretimit e prezantimit te saj ne postin e kreut te organit te akuzes. Kerkesat e shumta per zhveshjen nga imuniteti te deputeteve, duket se e kane sjelle te nevojshem nje takim te tille. Takim qe zhbllokoi ne fakt dhe ngercin e krijuar mes Rames dhe Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, per materialet shtese qe kjo e fundit kerkoi per imunitetin e Mediut. Ndonese nje jave me pare, Rama tha se ne Kuvend jane dorezuar te gjitha dokumentet, dje ajo dorezoi materiale te tjera.
Prokuroria e Pergjithshme i vuri serish ne dispozicion Kuvendit te gjitha dokumentet e nevojshme per heqjen e imunitetit te ish ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Dorezimi i dokumenteve u be dje ne Keshillin e Mandateve dhe Imuniteteve pas kerkeses se Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. “Pjese te dokumentit shtese te ardhur jane disa dokumente te sekuestruara ne vazhdim te hetimeve e pas paraqitjes se kerkeses ne Kuvend. Ne pergjigje te Kerkeses per dokumentet shtese, me synimin per te mos u bere pengese per nje vendimmarrje sa me te drejte te Kuvendit, po iu dergojme dokumentet e vendosura ne 4 volume”, shkruan Ina Rama, ne shkresen shoqeruese te dosjeve shtese te kerkuara nga Topalli. Ne materialet shtese, te cilat arrinin ne njemije faqe, te ndara ne 4 volume me dokumente per Mediun, prokuroria ka paraqitur te gjitha provat, ne te cilat behet me dije shkeljet e ligjit ne fabriken e demontimit ne Gerdec. Per dy jave me radhe, grupi hetimor, i cili po heton tragjedine ka mbledhur te gjitha dokumentet e nevojshme, te cilat arrinin ne plot 1 mije faqe, dhe i ka derguar per ne Kuvend.
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, depozitoi dje ne Kuvend kater dosje shtese per te vertetuar kerkesen e saj per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Dosjet jane plot 1000 faqe, pak a shume 300 faqe me shume se hera e kaluar.
Dhjete dite me pare, ishte Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ajo qe i kerkoi Kryeprokurores Ina Rama materiale shtese per te vertetuar kerkesen e saj per heqjen e imunitetit te Mediut. Kerkesa iu be nepermjet nje letre dorezuar ne prokurori.
Kerkesa e bere nga Topalli
1-Praktika shoqeruese (MEMO, relacionet, vendimet paraprake te komisioneve etj.), e urdhrit te ministrit te Mbrojtjes, nr. 550, date 25.4.2007, “Per zbatim te vendimit nr. 138, date 25.4.2007 te Keshillit te Ministrave, “Per proceduren e trajtimit te armeve teknikes dhe pajisjeve te Forcave te Armatosura te hequra nga armatimi dhe perdorimi”, porsa i perket shitjes per cmontimin dhe cmilitarizimin e nje sasie municionesh”.
2-Detyrat qe ka lene Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe urdhrat qe ai ka nxjerre ne zbatim te urdhrit te ministrit te Mbrojtjes, nr. 550, date 25.4.2007
3-Shkresa nr. 7395, date 17.9.2007 i shefit te Shtabit te Pergjithshem, drejtuar Ministrit te Mbrojtjes dhe praktika shoqeruese e saj
4-MEMO e dates 22.11.2007, nga drejtori i Drejtorise Logjistike, drejtuar shefit te Shtabit te Pergjithshem
5-MEMO e dates 22.11.2007, nga drejtori i Drejtorise Logjistike, drejtuar ministrit te Mbrojtjes, nepermjet shefit te Shtabit te Pergjithshem.
6-Praktika shoqeruese (MEMO, relacionet, vendimet paraprake te komisioneve etj.), e urdhrit te ministrit te Mbrojtjes nr. 2044, date 7.12.2007, “Per zbatimin e vendimit nr. 138, date 25.4.2007 te Keshillit te Ministrave “Per kalim municioni ndermarrjes MEICO”
7-Detyrat qe ka lene shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe urdhrat qe ai ka nxjerre ne zbatim te urdhrit te ministrit te Mbrojtjes, nr. 2044, date 7.12.2007
8-Dokumentacioni qe rregullon licencimin e depove te armatim municioneve
9-Komunikatat ditore te Qendres Operacionale per levizjen dhe transportimin e municioneve per ne Gerdec si dhe raportin e Ministrise se Mbrojtjes, Qendra Operacionale e Mbrojtjes, date 23.3.2008