E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha emeron kreun e ri te SHIU-t

Drejtori i ri Sherbimit Informativ Ushtarak, pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec, do te jete major Ylli Zyla. Kryeministri Berisha e emeroi dje drejtuesin e ri te SHIU-t, me propozimin e ministrit te Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Tragjedia e ndodhur ne Gerdec, me 15 mars, si rezultat i shperthimit te nje fabrike per demontimin e armeve, ishte edhe arsyeja e ketij ndryshimi ne sherbimin sekretet te Forcave te Armatosura ne vend. Keshtu, ne fillim te muajit maj ministri i ri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, e shkarkoi ish- drejtuesin e SHIU-t, Hysni Gjergji, me motivacionin se nuk ka mundur te zbuloje rrezikun e fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec dhe per pasoje nuk ka mundur te sinjalizoj per kete rrezik ne instancat e tjera te larta. Nisur nga kjo, ish-drejtori i Sherbimit Informativ Ushtarak, nenkolonel Hysni Gjergji, eshte shkarkuar nga detyra nga Kryeministri Berisha me propozim te ministrit te Mbrojtjes, Oketa. Ne lidhje me akuzen e bere ish-drejtuesi i SHIU-t deklaroi se Sherbimi Sekret i Ushtrise nuk ka pasur kompetence te beje hetime ne Gerdec. Sipas Hysni Gjergjit, ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec vepronte nje subjekt privat, i cili nuk eshte ne juridiksion te institucionit te drejtuar prej tij. Shpjegime keto te dhena dhe ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare, te organizuar nga Presidenti Topi, i cili nuk kurseu kritikat ndaj sherbimeve inteligjente. Po keshtu, edhe ushtaraket e tjere te shkarkuar per pasoje te ngjarjes se ndodhur ne Gerdec, kane theksuar ne deklarimet e tyre se ushtria nuk ishte lejuar nga ndermarrja MEICO te kryente kontroll ne fabriken e Gerdecit. Sipas tyre, MEICO kishte marre te drejten e pronesise, administrimit dhe kontrollit mbi punishten e cmontimit, qe i ishte dhene kompanise se Mihal Delijorgjit. Por, ndonese ketij pretendimi ish-drejtuesi i Sherbimit Sekret Ushtarak eshte akuzuar se nuk ka mundur te zbuloje rrezikun e Gerdecit dhe nuk e ka raportuar ate tek instancat me te larta. Keshtu, pothuajse nje muaj me pas, ministri i Mbrojtjes, Oketa, i propozoi Kryeministrit Berisha edhe emrin e major Ylli Zyles, si drejtuesin e ri te SHIU-t, propozim i cili u pranua dhe u miratua diten e djeshme nga Kryeministri Berisha. Pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec, me 15 mars ku humben jeten 26 persona, perfaqesues te larte te shtetit, si Kryeministri Berisha dhe ministri i ri i Mbrojtjes, Oketa, kane theksuar edhe nevojen e reformimit te institucioneve te sigurise ne vend. Ne nje mbledhje te zhvilluar pak dite me pare ne Kryeministri, kreu i qeverise, Berisha, ka theksuar se siguria e vendit kishte deshtuar ne ngjarjen e Gerdecit dhe per pasoje duheshin ndermarr masa dhe reforma, ne menyre qe te tilla tragjedi te mos ndodhnin me ne vend. Ne menyre te vazhdueshme, kreu i qeverise ka theksuar nevojen e reformes ne institucionet e sigurise kombetare.

Tragjedia e ndodhur ne Gerdec, me 15 mars, si pasoje e shperthimit te nje fabrike per demontimin e armeve, shkaktoi 26 te vdekur, punonjes te fabrikes dhe banore te zones. Po keshtu, nga shperthimi i ndodhur u plagosen rende 300 persona, nje pjese e te cileve mbeten te gjymtuar nga shperthimi i flakeve.

Pas ngjarjes se Gerdecit, Presidenti Bamir Topi mblodhi ne nje tryeze te gjithe kreret e institucioneve te sigurise ne vend, ku theksoi pergjegjesine e tyre per ngjarjen.

Kryeministri Berisha ne menyre te vazhdueshme ka theksuar nevojen e nje reforme te thelle ne sherbimet inteligjente ne vend.

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, nje muaj me pare i propozoi Kryeministrit Berisha edhe shkarkimin e drejtorit te Sherbimit Informativ te Ushtrise, Hysni Gjergjit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›