Prokuroria: Burg perjete Rexhajve
Prokuroria kerkon nje denim me burgim te perjetshem dhe dy me 25 vjet burg dhe gjobe per vrasjen e mjekut dhe nenkryetarit te PD-se se Hasit, Behar Kastrati, kater dite pas zgjedhjeve te pergjithshme te 3 korrikut 2005. Ndersa per me se nje ore prokuroret e ceshtjes, Eugen Beci e Ardian Nezha, kane lexuar konkluzionet e tyre perfundimtare. Per kete proces ka deshmuar edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili mohoi te kishte takuar Rexhajt diten e ngjarjes apo t’i njihte. Pritet qe seancen tjeter te jepen konkluzionet e mbrojtjes. Prokuroret i kerkuan trupit gjykues te Krimeve te Renda denimin me burg perjete dhe 6 milione leke gjobe Qamil Rexhes, 25 vjet burg e 5 milione leke gjobe per vellane e tij, Abedin Rexhen e po kete mase per bashkepunetorin, Ibrahim Geci, ish-bashkepunetor i organit te akuzes dhe qe me pas u terhoq. Me poshte po japim nje pjese te pretences, ku permblidhet ngjarja, sipas versionit te prokurorise. Akuza e ngritur eshte “rrembimi dhe mbajtja peng e personit ne bashkepunim me pasoje vdekjen”.
Ne dt. 08.07.2005, ora 11:30, Policia Gjyqesore e Komisariatit te Policise Has eshte njoftuar nga shtetasi Flamur Kastrati se qe nga mbremja e dates 07.07.2005 nuk eshte paraqitur ne banese dhe nuk dihej vendndodhja e vellait te tij, Behar Kastrati. Humbja e kontaktit me te nga familjaret ka ndodhur qe prej ores 23:30 te dt. 07.07.2005 e ne vazhdim. Ne date 27.08.2005, ne fshatin Kolsh, te rrethit Kukes, ne rrugen automobilistike Kukes-Tirane dhe pikerisht ne vendin e quajtur “Ura e Kolshit”, 5 metra nga kemba e katert e ures dhe 8 metra nga bregu verior i liqenit, ndodhej nje kufome e zhytur ne uje, ku dallohej pjesa e prapme e kokes dhe shpina. Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes, gjate nxjerrjes dhe te kufomes, u konstatua se ishte e lidhur me dy shtylla betoni nepermjet telave te shtylles dhe nje litari ne qafe, trung dhe kembe. Nga veprimet hetimore te kryera me tej, rezultoi te identifikohet kufoma e gjetur, e cila i perkiste shtetasit Behar Kastrati. Ne lidhje me kete moment vleresojme si shume te rendesishem deshmine e dhene para kesaj gjykate ne date 24.10.2006 nga ana e shtetasit Qamil Cenalia, me profesion mjek stomatolog. Ai shpjegoi pa asnje medyshje para kesaj gjykate se ishte i sigurt qe kufoma e gjetur nga policia, tek Ura e Kolshit, i perkiste mjekut Behar Kastrati. Dhe kete siguri ai e shpjegoi me faktin se kuronte dhembet e viktimes dhe kishte dijeni te plote mbi te dhenat dentare te Behar Kastratit.
Nderkohe, duke iu referuar aktit te ekspertimit mjekoligjor, nr. 176, dt. 28.08.2005, rezulton se shkaku i vdekjes se Behar Kastratit ka qene asfiksia mekanike nga shtrengimi i qafes me mjet te forte (lak, tel, duar etj). Sipas eksperteve mjekoligjor, koha e vdekjes ka qene rreth 6-8 jave me pare, nga data e ekzaminimit mjekoligjor.
Per sa i perket vendit ku eshte rrembyer Behar Kastrati, nepermjet deshmise se shtetasve Vjollca Kastrati dhe Fatmir Sadria, por dhe nepermjet procesverbaleve te konstatimit te faktit dhe verifikimit te thenieve dt. 08.07.2005, arritem te provojme se Behar Kastrati eshte rrembyer naten e dates 07.07.2005, pikerisht para pallatit ku ndodhej apartamenti i tij i banimit, prane xhamise, ne qytetin e Krumes. Eshte pikerisht nje shesh prane kryqezimit te rrugeve qe te cojne te bashkia dhe ne qender te qytetit te Krumes. Dhe sic shpjegoi deshmitari Fatmir Sadria, ne kete vend jane gjetur nje pale celesa dhe pas shpjegimeve te deshmitares Vjollca Kastrati bashkeshortja e viktimes, rezultoi se celesat e gjetur ishin pikerisht te Behar Kastratit. Gjate ketij shqyrtimi gjyqesor, nepermjet deshmise qe dha para kesaj gjykate shtetasi Vladimir Bera, ne arritem te provojme se ne vendin ku u gjeten celesat e viktimes, deshmitari Vladimir, naten e dates 07.07.2005, rreth ores 23:30 minuta, ka pare viktimen Behar Kastrati, duke biseduar me dy persona te tjere. Dhe deshmitari Vladimir shpjegon se Behari kishte ne dore dicka, qe, sipas tij, mund te ishin celesa. Kjo deshmi perputhet plotesisht me shpjegimet e dhena nga i pandehuri Ibrahim Geca, mbi vendin e rrembimit dhe numrin e personave qe e kane marre viktimen ne daten 07.07.2005.
Qamil Rexha, lindur ne Krume dhe banues ne Durres, Abedin Rexha, lindur ne Krume dhe banues ne Durres, si dhe Ibrahim Geca, lindur dhe banues ne Krume, Has, jane autoret e rrembimit me pasoje vdekjen e shtetasit Behar Kastrati. I pandehuri Ibrahim Geca shpjegoi qarte dhe sakte cdo veprim te tij dhe te dy bashkautoreve te tjere te kryerjes se kesaj vepre penale. I pandehuri Ibrahim Geca ka pasur njohje me viktimen Behar Kastrati, jo vetem si bashkeqytetar, por dhe si mjek, qe kuronte nenen e Ibrahimit perreth dy vjet rresht. Ne lidhje me faktin penal objekt akuze, i pandehuri Ibrahim Geca ka shpjeguar se bisedimet ne lidhje me ceshtjen e Behar Kastratit dhe problemeve qe kishte i pandehuri Qamil Rexha me te, kane filluar shume kohe para rrembimit te mjekut. Keshtu ne dhjetor te vitit 2004, gjate nje takimi qe ka pasur i pandehuri Ibrahim, me te pandehurin Qamil Rexha, ku ka qene i pranishem dhe deshmitari Zenel Kastrati, ne qytetin e Tiranes eshte diskutuar ne lidhje me kandidaturat per kryetar te PD-se Has, ku i pandehuri Qamil ka shprehur hapur simpatine dhe mbeshtetjen e tij per Zenel Kastratin, duke u shprehur se nuk kishte qejf qe te linte Beharin te behej kryetar i PD-se ne Has. Ne fakt duam te sjellim ne vemendje te Gjykates se ky takim eshte konfirmuar dhe nga deshmitari Zenel Kastrati. Pasi jane ndare nga personat e tjere, Ibrahim Geca dhe i pandehuri tjeter Qamil, kane udhetuar se bashku me makinen e ketij te fundit ne drejtim te Durresit dhe rruges ata kane biseduar perseri ne lidhje me viktimen Behar Kastrati. Perseri sic shpjegoi i pandehuri Ibrahim, Qamil Rexha shprehu mosmiratimin e tij per kandidaturen e Behar Kastratit, duke shpjeguar se ai, pra Behari, i kishte nje borxh Qamilit dhe ne bisede e siper Qamili eshte shprehur se nuk e le pa e rrahur Beharin. I pandehuri Ibrahim shpjegon me tej se e ka takuar perseri te pandehurin Qamil, por kete here ne janar te vitit 2005, ne qytetin e Krumes, pikerisht te klubi i deshmitarit Lum Poga. Perseri eshte diskutuar ne lidhje me Beharin dhe Qamili ka rishprehur qellimin e tij per te rrahur viktimen Behar, ne lidhje me nje borxh qe viktima i kishte.
Sic edhe shpjegon i pandehuri Ibrahim, gjate nje takimi ne Durres, i pandehuri Qamil eshte shprehur se “...duhet me cdo kusht te takohem me Beharin, se me ka nje borxh, per mungese te sherbimit te tij me ka ik vellai.. per nje kokerr ne gjuhe me ka ik vellai...”. Me pas, i pandehuri Qamil i ka shpjeguar te pandehurit Ibrahim Geca se Behar Kastrati ka qene mjek roje diten kur vellai i tij, shtetasi Gani Rexha, ka vdekur ne spitalin e Hasit. Ne lidhje me kete fakt, pra ne lidhje me vdekjen e vellait te te pandehurit Qamil Rexha, te te ndjerit Gani Rexha, ka dhene shpjegime te hollesishme deshmitari Kadri Ngjeci, me detyre mjek kardiolog ne spitalin e Hasit. Ne seancen gjyqesore te dates 24.10.2006, shtetasi Kadri Ngjeci shpjegoi para kesaj gjykate se diten qe ka vdekur ne spitalin e Krumes shtetasi Gani Rexha, mjek roje ka qene viktima Behar Kastrati dhe ne ate moment ai, pra Behari, nuk gjendej ne spital.
Takimi tjeter i radhes mes te pandehurve Qamil dhe Ibrahim ne lidhje me marreveshjen qe lidhen per te goditur mjekun Behar Kastrati, ka qene nga mesi i muajit maj te vitit 2005, te klubi i deshmitarit Lum Poga, ne qytetin e Krumes. I pandehuri Qamil e ka pyetur te pandehurin Ibrahim ne lidhje me levizjet e mjekut Behar Kastrati, dhe i pandehuri Ibrahim ne baze te detyres qe i kishte lene i pandehuri Qamil, i shpjegoi ketij te fundit te gjitha oraret e levizjeve te Behar Kastratit.
Ne daten 07.07.2005, i pandehuri Ibrahim, rreth ores 18:00 e ka pare shtetasin Behar Kastrati te kete dale nga zyra e tij qe e kishte te “Shtepia e Kultures” ne Krume dhe ka shkuar ne drejtim te lokalit te vellait te tij, Flamurit. Pasi kane mesuar nga Ibrahim Geci se Behar Kastrati ndodhej ne lokalin e vellait te tij, Flamur Kastrati, te pandehurit Qamil dhe Abedin Rexhaj e kane pritur ate duke dale ne ambientet prane pallatit ku ai banonte e pasi kane kontaktuar drejtperdrejt me te e kane marre ne automjetin, me te cilin ata leviznin dhe e kane vrare me pas. Pasi e kane vrare, i kane lidhur dy shtylla betoni dhe e kane hedhur ne Liqenin e Fierzes, ne Kukes, vend ku eshte gjetur kufoma pas renies se nivelit te ujit, rreth 40 dite pas rrembimit te tij.
Shkaku i rrembimit
Ngjarja ka pasur motiv vdekjen e Gani Rexhes ne spital, vellait te Abedinit dhe Qamilit, ndersa ate nate ka qene mjek roje pikerisht viktima Behar Kastrati. Sipas prokurorise, Qamili here pas here ka permendur se Kastrati i kishte nje borxh dhe se i kishte lene te vellane te vdiste per nje kokerr ne gjuhe (medikament).
Nje tjeter shkak ka qene edhe perpjekja e Rexhajve per te mos lene Beharin qe te behej kryetar i PD-se se Hasit. Ngjarja ka ndodhur me 7 korrik 2005, para shtepise se mjekut, i cili sapo kishte dale nga zyra e tij e punes. Gjyqi ka nisur qe prej vitit 2007, ndersa arrestimet jane kryer gjate vitit 2006.
Olldashi: “Une nuk i njoh dy te pandehurit dhe nuk i kam takuar diten e ngjarjes, me 7 korrik, ne Durres. Mbaj mend se i kam takuar gjate nje takimi te zhvilluar nje jave pas zgjedhjeve te pergjithshme”.