E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncim i trete per kryepolicin

Kallezimet ne ngarkim te shefit te qarkullimit rrugor duket se s’kane te sosur. Diten e djeshme eshte zbardhur edhe nje denoncim i trete i depozituar ne Prokurorine e Tiranes ne ngarkim te Krenar Ahmetit. Burime nga prokuroria kane bere me dije, per gazeten “KJ”, se nje tjeter kallezim i mberritur ne kete prokurori eshte ai i shtetasit Erjon Baci, disa dite me pare dhe qe po e japim te plote si tekst ne debatin e zhvilluar. I riu 33-vjecar ka bere me dije se eshte keqtrajtuar nga ana e shefit te qarkullimit rrugor, si dhe nga nje efektiv, te cilet e kane ndalur padrejtesisht, teksa ky i fundit ishte duke udhetuar me bashkeshorten e tij. Sipas kallezimit te mberritur ne kete prokurori, behet me dije se Ahmeti ka perdorur nje fjale fyese ndaj tij, duke pretenduar se ky i fundit e kishte fajin. Debati ka degjeneruar ne fyerje te ashpra dhe shoqerimin ne polici te te riut, i cili me pas ka depozituar edhe nje denoncim ne prokurori. Ne tre faqe kallezim, 33-vjecari shpjegon ngjarjen dhe kerkon drejtesi nepermjet ndeshkimit te shkelesve te ligjit, qe mbajne edhe uniformen blu.

Pervec 33-vjecarit, prokuroria disponon edhe dy kallezime te tjera penale ne ngarkim te tij. Nje prej tyre eshte ajo e prokurores se Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri, e cila u shoqerua se bashku me bashkeshortin, avokatin Agron Bajri, ne Komisariatin e Policise nr. 2 me dhune nga ana e kryepolicit. Nderkohe qe kallezimi i trete eshte ai i Hekuran Nezes, ish-inspektor i qarkullimit rrugor Durres. Burime nga prokuroria kane bere me dije se ne te tre kallezimet e depozituara ne prokurori, pretendohet ndalimi i padrejte nga ana e shefit te qarkullimit rrugor. Gjithashtu keta te fundit kane treguar hap pas hapi debatet qe kane pasur me Krenar Ahmetin, i cili ka perdorur dhe nje fjalor te ulet e fyerje te ndryshme. Sipas kallezuesve, komisari, duke i share, u ka bere me dije se duhet t’i bindeshin. Dy dite me pare, prokurori, i cili ka ne dore te tij kallezimet ne ngarkim te Krenar Ahmetit, i ka bere nje kerkese Gjykates se Tiranes, per te pezulluar nga puna shefin e qarkullimit, pasi kishte dy kallezime penale.

Vete kryepolici ka kundershtuar prokurorin, duke i beri me dije gjykates se nuk kishte thyer ligjin, por e kishte zbatuar ate. Per kete ka kerkuar edhe rrezimin e kerkeses se bere nga ana e prokurorise. Por gjyqtarja e gatshme, te ciles i eshte dashur 2 ore konsultim per te dhene vendimin perkates, ka vendosur te njejten mase administrative te kerkuar edhe nga ana e akuzes. Gjate seances gjyqesore nen ngarkim te Ahmetit, te zhvilluar dy dite me pare ne Gjykaten e Tiranes, ka marre pjese edhe nje specialist i Ministrise se Drejtesise, i cili ka ndjekur nga afer zhvillim gjyqesor.

KALLEZIM-PENAL

PROKURORISE SE RRETHIT GJYQESOR TIRANE

PROKURORIT TE RRETHIT

Z. GENTI XHOLI

NE NGARKIM TE SHEFIT TE QARKULLIMIT RRUGOR KRENAR AHMETI

BAZA LIGJORE

NENI 283 I KODIT TE PROCEDURES PENALE

I NDERUAR ZOTI PROKUROR

Quhem Erjon Baci, i biri i Pellumbit dhe i Sados, i datelindjes 30.11.1975, lindur ne Permet dhe banues ne Tirane me adrese: Rr. “Niko Avrami”, Njesia Nr. 4, Tirane. Kam ne disponim kete numer telefonik 06820....13. Jam me profesion elektricist dhe ushtroj nje profesion te tille prej shume vitesh. Jam i detyruar t’ju drejtohem me kete kallezim penal per shkak te veprimeve te padrejta qe punonjesit e policise rrugore me ne krye Krenar Ahmetin kane manifestuar karshi meje. Krenar Ahmeti me policet e tij me kane ofenduar, sharre, terhequr per krahu, me kane marre motorin pa asnje lloj dokumenti, me kane demtuar motorin pa te drejte, ngjarje te cilen po e tregoj me poshte. Para rreth tre javesh, ndersa udhetoja me mjetin tim tip motor, te cilin e disponoj me dokumente te rregullta dhe eshte ne pronesine time, teksa kaloja ne zonen e Tiranes se Re, perballe pallatit me shigjeta, nje polic i policise rrugore i quajtur, Genci Begaj, me ka kapur nga krahu dhe me ka terhequr pertoke. Si rezultat i nje veprimi te tille, mezi kam arritur te mbaj drejtpeshimin e motorit me te cilin po udhetoja se bashku me gruan time, te quajtur Lira Baci. Jam ulur nga motori i tmerruar, dhe kam zbritur per te marre dijeni ne lidhje me sqarimin e problemit qe kishin me mua policet. Ne kete moment, Krenar Ahmeti me eshte afruar dhe pa folur fare ka marre celesin e motorit tim. Polici i quajtur Genci Begaj, me kerkoi dokumentet e motorit tim. I dhashe dokumentet e motorit, dhe pasi u hodhi nje sy ketyre dokumenteve me tha qe nuk kisha lejen e qarkullimit te mjetit me te cilin po udhetoja. I thashe policit se dokumentin qe me kerkonte e kisha origjinalin ne shtepi, dhe mund t'ia sillja per pak minuta, pasi me vete kisha vetem nje fotokopje. Krenar Ahmeti ka urdheruar qe motori im te hipej direkt ne nje karrotresin qe ishte aty. Menjehere kane hipur motorin ne karrotres duke e gjuajtur pa asnje perkujdesje. Ne kete moment kam nderhyre duke iu kerkuar policeve te kinin kujdes me motorin, pasi ishte prona ime. Krenar Ahmeti me eshte pergjigjur “Lere ate pune tani se nuk eshte BMV X5, por nje motor eshte ai, o legen se te q.. robt”. E kam blere me leket e punes time, i thashe dhe per mua vlen sa per njeqind X5, ju nuk keni te drejte te demtoni pronen time. Krenari me eshte pergjigjur “e dime ne se cfare bejme, por m’u zhduk nga syte shpejt, o trap”. Une iu kam kerkuar, arsyen se perse po me merrnin motorin, pasi ishte me dokumente te rregullta dhe nuk pata shkelur rregullat e qarkullimit. Polici i quajtur Genci Begaj me ka thene ne prani te shefit te qarkullimit Krenar Ahmeti “po te dua une ta shenoj se nuk kishe vene skafandren, ndaj rri rehat, e ik tani se ma cave k...”. Keto fjale m’i tha ne sy te Krenar Ahmetit, i cili po qeshte. U ndjeva shume i fyer dhe i indinjuar, nga kjo sjellje e tyre, per me teper qe me kane ofenduar me fjale te renda policet, ne prani te bashkeshortes time.

Krenar Ahmeti dhe policet e tij, i jepnin pergjigjet duke ofenduar me fjale te renda, ne prani te gruas time, te quajtur Lira. Iu kerkova te me jepnin nje dokument, pasi po me merrnin motorin pa te drejte, por nuk ma dhane. Duke pare kembenguljen time Krenari me tha “hajde ngadale, te komisariati i policise rrugore e aty flasim”. I thashe se me cfare te vij. M’u pergjigj “hajde me autobus, se qenke tangarlliks ore legen, apo mos deshiron ndonje X5 zotrote, ik tani se po te shoqeroj ne polici, e po te q...ropt”. Nuk u pergjigja, por mora nje taksi per te vajtur ku me thane. Kam pritur tre ore ne komisariatin e policise rrugore ne Kinostudio, derisa ka mberritur karrotreci ne te cilin ishte dhe motori im. Jam afruar te karrotreci kur kane zbritur motorin ne toke, dhe kam pare qe motori im ishte demtuar dhe gervishtur. U kam thene policeve qe me eshte demtuar motori dhe ta shenonin ne letra. Me kane bertitur, duke me thene se “zhduku qe ketej o legen, se te demtuar e ke pasur motorin”. Sqaroj se ne momentin qe me kane marre motorin nuk me kane dhene asnje lloj dokumenti, te cilat i kane plotesuar pas disa ditesh. Motorin e kam marre vetem pas dy javesh, pasi kam paguar nje gjobe. Nuk kam bere kallezim me pare nga frika se mos nuk me jepnin motorin. Une jam elektricist, por shkollimin e mesem e kam bere per degen ushtarake. Kam jetuar ne emigracion prej shume vitesh, dhe nje trajtim te tille nuk e kam pare ne asnje vend te huaj, ku kam qene une dhe kam jetuar une. Jam ndier i fyer dhe i shokuar me gjithe bashkeshorten time, sepse policet jo vetem qe kane marre pronen time me te padrejte, por me kane trajtuar sikur te isha nje njeri ordiner, duke ofenduar me fjalet me te renda. Me teper jam indinjuar nga fjalet e Krenar Ahmetit, i cili ishte shume arrogant dhe fyente pa te keq. Per cdo veprim urdhrat i jepte Krenar Ahmeti, te cilin une e dija qe ishte shef qarkullimi, pasi e kam pare ne televizor. Kerkoj te vihet ne vend nderi dhe dinjiteti im si qytetar, qe me kane ofenduar ne sy te time shoqeje, duke me trajtuar shume keq, me fjalet me fyese dhe me arrogance. Kerkoj qe problem im te ndiqet penalisht nga ana juaj.

Kallezuesi

Erjon Baci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›