E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Rënia e Gadafit, një moment historik

"Këto ngjarje tregojnë edhe njëherë se popujt liridashës nuk mund të durojnë më diktatorë, që kanë shtypur, kanë kryer krime të panumërta dhe janë pasuruar për dekada të tëra në mënyrë të paligjshme mbi gjakun dhe mjerimin e popujve.

Sot, në kohën e demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, fundi i regjimeve diktatoriale është i pashmangshëm, kudo në botë", thuhet në deklaratën e Kreut të Shtetit. 

"Presidenti i Republikës thekson se populli shqiptar, si mik tradicional i vendeve arabë, i uron popullit libian një tranzicion sa më paqësor dhe rimëkëmbje sa më të shpejtë të vendit të tyre të shumë vuajtur, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë", përfundon deklarata Topi. /Start/

                                                                                             2011-08-23 11:53
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›