E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset një i ri në Elbasan, aksidentohet një grua në Durrës

Shtetasi Bledar Musaj, 25-vjeç, ishte në orarin e punës si kamerier në një Fast Food, në qendër të qytetit, kur është qëlluar me armë zjarri.

Policia sqaroi se autori i ngjarjes, identiteti i të cilit nuk behet i ditur për shkak të hetimit, ka hyrë në Fast Food dhe ka ngacmuar me fjalë të fejuarën e 25 vjeçarit Musaj, ndërsa ka debatuar ashpër me  kamarierin. 

Në debat e sipër, autori ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të 25 vjeçarit, duke e plagosur atë në pjesën e këmbës, ndërsa u largua menjëherë.  Musaj u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Ndërkohë, një grua nga fshatrat e Durrësit u plagos rëndë nga pakujdesia në një aksident rrugor. Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shetel, rreth 40 km larg Durrësit, kur shtetas M.Marku, 41-vjeçe, po punonte në oborrin e shtëpisë së saj.

Një automjet i parkuar ka rrëshqitur pasi gruaja i ka hequr, e për pasojë e ka përplasur, duke e plagosur rëndë. Ajo ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-23 13:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›