E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje të ashpra në Tripoli

Kompleksi ndodhet jo larg hotelit Rixos ku janë vendosur gazetarët e huaj.

Ndërtesa u trondit rreth orës 11:00 me orën lokale, teksa krijoi panik në radhën e gazetarëve. Ndërkohë, përleshje intensive po zhvillohen edhe në disa lagje të Tripoli, ku më të theksuarat zhvillohen në rajonin Mansoura, njoftoi rrjeti televiziv panarab ''Al Jazira''.

Ky televizion thekson se rrugët e kryeqytetit janë ''pushtuar'' nga autoblindat dhe se forcat pro Kadafit u kundërpërgjigjen të shtënave me armë zjarri me artileri të rëndë, përfshi mortaja dhe predha. Ndërkohë që kryengritësit njoftuan se kishin zënë rob shumë mercenarë të huaj. /Start/

                                                                                             2011-08-23 12:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›