E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Retorika e ashper e kandidateve po transmetohet tek publiku

Presidenti Topi tha sot se retorika e ashper e perdorur nga kandidatet gjate fushates po perkthehet ne dhune tek publiku. Deri me tani po shihet nje fushate me nje retorike te ashper e cila po transmetohet tek publiku tha Topi gjate takimit me nje perfaqesi te Parlamentit Rinor.

Kreu i shtetit kritikoi kandidatet per zgjedhjet e 8 majit duke theksuar mungesen e perballjes se vizioneve te tyre.

Kandidatet dhe stafet e tyre duhet te injektojne sjellje korrekte. Shohim me shume protagonizem nga analistet sesa perballje nga kandidatet per te treguar vizionet e tyre per qytetin tha Topi.

4 dite nga zgjedhjet vendore kreu i shtetit ka bere thirrjen e radhes per qytetaret shqiptare duke u kerkuar atyre te respektojne voten ne 8 maj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›