Basha Do tu jepet fund abuzimeve me pronen private
Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha vijoi dje takimet e tij elektorale duke realizuar brenda dites kontakte me grupe te ndryshme te ndryshme interesi me te cilet ndau ne menyre te profilizuar mesazhet e programit te tij. Fillimisht dje kandidati i mazhorances Basha gjate nje takimi me banoret e njesise bashkiake numer 7 e njohur per numrin e madh te ish-pronareve garantoi se pas 8 Majit do ti jepet fund praktikave abuzive me pronen private. Ne kete kuader Basha deklaroi se brenda 6 muajve te pare do te behet hipotekimi i apartamenteve qe ende nuk kane certifikate pronesie. Do ta fillojme me nje marredhenie te re ku qytetaret dhe bashkia te jene ne kontakt te vazhdueshem dhe te marrin vendimet me konsensus. Per cdo gje qe behet per lagjet tona cdo gje qe ka lidhje me shtepite tona ju do te dini ne radhe te pare se cfare projektesh ka. Se dyti do keni mundesi te bashkevendosni me njesite bashkiake dhe bashkine per keto projekte. do centimeter katror i prones tuaj do respektohet deklaroi Basha. Me pas kandidati i mazhorances gjate nje takimi me studentet e Fakultetit te Ndertimit te behen pjese e hartimit te planit te ri urbanistik te Tiranes dhe projekteve te tjera zhvillimore. Pergjate takimit me keta studente Basha deklaroi se keta studente do te ftohen te kontribuojne dhe te strukturojne nje kalendar te qarte konkursesh prezantimesh te cilet pjese-pjese do te perbejne mozaikun e ri qe duhet te shoqeroje planin e ri urbanistik dhe konceptet per ta zbatuar ate. Nga ana tjeter Basha shprehu vendosmerine tij qe duke filluar nga shtatori studentet do te kene karten studentore dhe kampusin e ri universitar.