Idrizi Shqiperia dhe Kosova te kene politike te jashtme te perbashket
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet vijoi dje turin elektoral ne Qarkun e Elbasanit duke ndaluar ne Librazhd dhe ne Cerrik per takime te gjera me mbeshtetes se kesaj force politike. Gjate takimit te zhvilluar ne qytetin e Librazhdit kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi prezantoi kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin Shefki ota duke kerkuar voten e te gjithe qytetareve te Librazhdit si nje kontribut per mireqeverisjen e ketij qyteti. Vota juaj kete here eshte nje vote per bashkeqytetarin tuaj per nje person qe ka nje program te qarte dhe te paster per qytetin e Librazhdit. Ndaj ju ftoj te gjitheve te votoni per Shefki oten si kryetar i Bashkise Librazhd dhe per Partine Drejtesi Integrim dhe Unitet per keshillin bashkiak deklaroi Idrizi gjate prezantimit te kandidatit. Po keshtu ne kete takim Idrizi theksoi edhe faktin se PDIU eshte nje parti e ceshtjes kombetare dhe iu bashkua nismes te zhvilluar ne Kosove per bashkimin e ambasadave te Shqiperise dhe Kosoves si nje nisme qe kontribuon ne zhvillimin e diplomacise shqiptare. Ne kete kuader ai theksoi se keto dy vende duhet te kete politike te jashtme dhe ambasada te perbashketa. Ne sot i bashkohemi nismes te shpalosur pak dite me pare ne Kosove qe Shqiperia dhe Kosova te kene nje politike te jashtme te perbashket dhe ambasada te perbashketa. Ashtu sikurse kane edhe shtete te tjera. Kjo eshte nje domosdoshmeri e kohes dhe e nevojave te kombit shqiptar theksoi Idrizi. Sipas tij presidenti i Nderit i PDIU-se u beri thirrje te gjithe banoreve te Cerrikut qe te mbeshtesin Partine Drejtesi Integrim dhe Unitet per te qene nje barriere ndaj cdo veprimi antishqiptar.