Topi: Rotacion politik në 2013-ën? S’jam Kasandra
I ftuar mbrëmë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Presidenti Bamir Topi bëri një bilanc të mandatit të tij 5-vjeçar si dhe komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend.
Z. President, tash më jeni në fund të mandatit tuaj 5-vjecar, nga një bilanc i juaji cili ka qenë momenti juaj më i vështirë ?
Përgjithësisht kur bën bilance, bilancet janë arritje. Natyrisht puna e institucionit të presidentit lidhet me institucionet e tjera përfshi dhe politikën. Nuk mund të veçoj një rast se ka qenë më shumë se një rast, por ai që ka mbetur si moment i keq, mbetet ngjarja e 21 Janarit. Jo për ngjarjet që u konsumuan, por për vetë klimën. Kontestimi i zgjedhjeve të vitit 2009, mungesa e marrëdhënieve të komunikimit, u zhvendosën nga institucionet në rrugë. Ju e dini që presidenca mori rolin e mediatorit për të bërë të mundur që politika e rrugës të kalohet në institucione. U konsumua jo vetëm roli i presidentit, por edhe përpjekja e ndërkombëtarëve. Kur gjërat morën natyrën e mospajtimit të plotë u parapri në atë marrëdhënie të acaruar. E kujtoj shumë mirë datën 20 janar, ka qenë takimi me trupin diplomatik, ky është takim i çdo fillim viti, fjalimi fillon me fjalim të përgatitur, në rast se ju do i ktheheni tekstit, unë kam dalë jashtë tekstit. Kam bërë thirrjen e radhës për uljen e tensionit dhe rifutjen e dialogut dhe pastaj u konsumuan ngjarjet e 21 janarit, që përveçse u shoqëruan me dhunë nga forcat e rendit, pat dhe të vrarë dhe të plagosur nga protestuesit.
A mund të kishit ndërhyrë me 21 janar kur turma sulmonte kryeministrinë për çtensionuar situatën?
Kjo temë është konsumuar disa herë. Kreu i shtetit ka ndërhyrë me të gjithë mekanizmat e tij. Presidenti para se t’i drejtohej njerëzve i është drejtuar politikës sepse ata mbajnë përgjegjësi për të gjithë veprimtaritë politikë. Kështu që veprimi ka qenë normal, gjë gjithçka në funksion të ruajtjes së qetësisë. Unë kam zbatuar kuadrin kushtetues. Është e vështirë të jesh i pëlqyer njëherësh nga të gjitha palët. Pika ime e referimit ka qenë gjithmonë pozicioni mbi palët. Por palët duhet të tejkalojnë pasionet politike.
Z.Berisha tha se ju u keni kërkuar ambasadorëve se zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje?
E refuzoj këtë thënie në mënyrë absolute është sajesë, pasi biseda nuk është bërë asnjëherë. Ne kemi bërë biseda të ndryshme në vendosjen e dialogut politik. Shqetësimi im ka qenë i sintetizuar me shqetësimin e ndërkombëtarëve, daljen nga akuzat e pabaza dhe vendosjen e përgjegjësive. Shteti ligjor funksionon me institucione, jo me sulme politike.
Së fundi po flitet shumë për një tregti armësh që po kryhet nga Ministria e Mbrojtjes. Ju si Komandat i FA a keni informacion për këtë ?
“Unë marr informacion të rregullt zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes. Është detyrim dhënia e informacionit, duke respektuar edhe konfidencialitetin, mund të them që disa informacione janë me të vërtetë të rezervuara. Nga ana tjetër theksoj se edhe komisionet parlamentare, deputetët kanë të drejtë të kërkojnë informacion. Ata duhet të pajisen me certifikatë dhe të informohen në kushte të caktuara, kushte të sigurisë së lartë. Këtu ka një rregull. Nëse një deputet nuk është i pajisur me certifikatë duhet të pajiset që të informohet. Kështu ka të drejtën e marrjes së informacionit i cili duhet të jetë në kushtet e sigurisë së lartë. Por informacioni nuk duhet të mungojë për komisionin e sigurisë. Është e drejta e deputetëve për të kërkuar informacion mbi qeverinë. Është e drejtë e ekzekutivit që të raportoje tek legjislativi.
Ju ishit në dijeni të dorëheqjes së shefit të Shtabit të Ushtrisë?
E kam ndjekur çështjen e aktit të dorëheqjes së shefit të SHIU. Çështja e dorëheqjes së tij është çështje e ekzekutivit. Ai ka ndjekur rrugën e ekzekutivit sepse është shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe në kohë normale këto kompetenca i ka kryeministri, në kohë lufte i merr Komandanti i FA-së.
Opozita thotë që SHISH përgjon opozitën. Ka gjë konkrete apo thjeshtë është një panik?
E thënë nga kryetari i opozitës merr një rëndësi. I ka thënë para publikut dhe i takon atij të japë përgjigje. Kjo sjell shqetësim por i takon atij që ta argumentojë këtë moment, duhet ta sqarojë që nuk mund të mbeten në kuadrin e një shprehje. Nëse ka dyshime, le të bëhen më të qarta.
Parlamenti është duke kryer reformën zgjedhore. Sipas jush cila është terapia, çfarë sugjeroni, palët kanë ngecur tek KQZ?
Kryefjala e parë e sesionit të ri parlamentar duhet të jetë reformimi i Kodit Zgjedhor. Unë mendoj se askush nuk duhet t’i futet një procesi që projekton të ardhmen me paragjykim. Partitë kanë qenë gjithnjë në konflikt për besueshmërinë e zgjedhjeve. Reforma i takon perspektivës europiane. S’mund të vazhdojmë me të njëjtin ritual, të bëjmë sikur bëjmë diçka dhe s’bëjmë asgjë. Kjo duket si një sëmundje kronike. Kërkoj të tregojnë vullnet të plotë politik, ata që e kanë gatuar reformën zgjedhore. KQZ duhet të jetë një komision i paparagjykuar, profesional, ku të mos dominojë vullneti partiak.
Kur ju kanë mbetur pak ditë nga mbyllja e mandatit, a keni një brerje ndërgjegjeje?
Profili im ka qenë mbi palët, ashtu siç është përcaktuar në Kushtetutë. Njeriu duhet të ndjehet i qetë për ushtrimin e detyrës.
Kur u sulmuat në mënyrë ekstreme para një viti, a e menduat dorëheqjen?
Kurrsesi, pasi i tërë bazamenti ishte politik përkundrazi të vjen më shumë pasion dhe rigorozitet të mbash postin. Unë po insistoj për të mos e dëgjuar pyetjen tuaj. Kur njeriu është i qetë në korrektësinë me detyrën e tij, së dyti duke parë se i tërë bazamenti i sulmeve vinte nga politika, të jep motivim për të vazhduar. Garancia në demokraci janë institucionet dhe balancat e pushtetit. Ndaj nuk e kam menduar kurrë dorëheqjen time, në asnjë moment. Presidenti nuk ka faj nëse palët nuk merren vesh me njëra - tjetrën.
Si janë marrëdhëniet tuaja me z.Berisha?
Thellësisht formale në planin institucional. Në rast se do i shkojmë këtij parimi, faktin që janë në këtë pikë tregojnë se në këto marrëdhënie ka pasur probleme. Nuk e kam bërë ndonjëherë analizën, pasi nuk kam dashur të bëj analiza. Fakti që ka patur pozicionime të qarta politike, kuptohet se ka patur diçka politike në mes.
Ka patur një krisje tuajën kur ishit nënkryetar i PD-së?
Nuk lidhet me atë situatë. Përkundrazi në atë kohë marrëdhëniet kanë qenë mëse normale dhe korrekte.
Nëse ju do të keni votën për ta rrëzuar apo për ta mbajtur në pushtet z.Berisha, si do të veproni?
Besoj se kjo bisedë zhvillohet në planin hipotetik. Jam president deri me 24 korrik flasim pasi të kem mbyllur mandatin.
I reklamuar se do të jeni misionar në politik, por çfarë misioni konkretisht?
Kur flas për mision, nuk flas për interesa politike.
Ju do të jeni një misionar si Grandi që nuk kishte poste por jepte udhëzime apo do të jeni aktiv?
Kam një karrierë të gjatë e të suksesshme në politikë. Kam perspektivë të qartë për mënyrën se si zhvillohet politika. Pas ikjes nga pozicioni i Presidentit do konsultohem me miqtë e mi. Vendimmarrja përfundimtare është fundi i gushtit, ose fillimi i shtatorit. Do hyj në politikë me një mision të caktuar.
Pra do të jeni aktiv në politikë?
Në futboll futesh për të luajtur me fuqi ose mos u fut fare.
Në politikë ose futesh aktiv, ose më mirë mos u fut fare si në futboll. Nuk vuaj nga daltonizmi, kam kualitet të mirë shikimi si në gjimnaz, kam disa ngjyra të preferuara është ajo blu marinë.
Pak muaj më parë z.Dule u shpreh për krijimin e një Poli të tretë ku ftoi edhe FRD-në, si e konsideroni këtë?
Është një konsideratë. Pastaj çështja e koalicioneve nuk varet nga unë, ka të bëjë nga vullnete politike dhe u takon partive në të ardhmen.
Ju jeni për rotacion politik në 2013, do të kontribuoni për rotacionin?
Nuk e parashikoj dot se nuk jam Kasandër. Sot ka njerëz të pangopur në marrjen e pushteteve, duan edhe ajrin që thith ti. Por brezi i ri ka nevojë të futet në politikë. Nuk ka lidhje që të futet për tu bërë nismëtar ndërkohë që dikush duhet të merret me politikat ekonomike, dikush institucionale, dikush me reformat. Politika duhet të merret me probleme të cilat janë të prekshme.
Ju do të kontribuoni për rotacionin?
Ua dhashë përgjigjen time. Do të kem një periudhë timen konsultimesh për të marrë vendimmarrjen time politike.
Ju cilën ngjyrë pëlqeni?
Blunë.
Mund ta bashkoni këtë blunë me ngjyrën rozë?
Nuk e di, ju mund të pyesni ndonjë piktor, ndonjë alkimist, ka ngjyra që futen ndryshe dhe dalin ndryshe.
Me 24 korrik bëhet ceremonia e dorëzimit të presidencës. Çfarë do t’i këshilloni z. Nishani?
Nuk dëshiroj të jap këshilla kur ato nuk kërkohen. Nëse më kërkohen jam i gatshëm të jap këshilla për përvojën, eksperiencën time. Sigurisht z. Nishani ka eksperiencën e tij dhe do të dijë t’a zhvillojë me dinjitet. Kam besim se do ta përmbushë me dinjitet detyrën e kreut të shtetit.
Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me z. Nishanin kur ishte ministër Drejtësie?
Kanë qenë marrëdhënie mëse korrekte.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)