Diskriminim me mbrojtje te posacme shteterore

Diskriminimi pozitiv per te huaj duke diskriminuar negativisht biznesin e vendit tend eshte nje politike tipike per vende me demokraci te cunguar dhe ekonomi jofunksionale
Nga Arben
Malaj
Integrimi ekonomik i vendit sjell pasoja pozitive mbi vendet e tjera te cilat
shpesh konkretizohen ne cilesine e legjislacionit rritjen e performanses se
administrates publike uljen e korrupsionit e mbi te gjitha ne qartesimin e
pronesise dhe respektimin e te drejtave te saj si te drejta themelore. Kriteret
e Maastricht imponojne rritjen e standardeve te demokracise ku e drejta e
prones dhe e votes kane nje rendesi jetike imponojne nje ekonomi funksionale
ku nderhyrja e shtetit ne kushtet normale duhet te limitohet kur konkurrenca
duhet te rritet dhe ku perfituesit reale - konsumatoret do te kene mundesi me
te medha per te perzgjedhur cilesine dhe cmimin e mallrave dhe
sherbimeve.
Nje nga parimet themelore te politikave tregtare midis vendeve te ndryshme
eshte parimi i mosdiskriminimit te biznesit zbatimi i rregullave te njejta te
hapjes se biznesit dhe politikave te njejta te taksave e tatimeve si per
biznesin vendes dhe ate te huaj. Zakonisht vende te ndryshme ofrojne lehtesira
per vendet qe kane shkalle te larte varferie per vendet e prekura nga
fatkeqesi natyrore dhe per vende ku jostabiliteti politik ushqehet nga varferia
ne rritje. Por ndryshimet ne Ligjin per Mbrojtjen e Investimeve te Huaja jane
teresisht ne kundershtim me keto parime. Pikerisht ne momentet kur vendi tenton
ti bashkohet BE-se ka aplikuar per vend anetar dhe pret ne nentor vleresimin
per vend kandidat Qeveria propozon dhe mazhoranca miraton nje ligj qe sipas
vete eksperteve te saj ne thelbin e tij ka diskriminimin pozitiv te biznesit
te huaj.
shte e qarte qe ky diskriminim pozitiv i biznesit te huaj automatikisht
krijon nje diskriminim negativ ndaj biznesit vendes.
Koncepti mbrojtje e posacme shteterore nuk eshte per vende me demokraci te
konsoliduar dhe me ekonomi funksionale. Mbrojtja e posacme shteterore eshte
tipike per vende ku ka deshtuar demokracia institucionale dhe ku liria
ekonomike renkon nga kapja e shtetit korrupsioni nepotizmi dhe
abuziviteti.
Instrumenti ligjor qe ka perzgjedhur Qeveria per ti nxitur investimet e huaja
- mbrojtja e posacme shteterore - tregon thelbin e problemeve. Edhe sipas
Indeksit te Lirise Ekonomike 2010 http//www.heritage.org/index/Country/Albania
liria e prones liria e gjyqesorit dhe administrates publike nga korrupsioni
jane ne nivele qe konsiderohen liri te shtypura. Sipas ketij raporti
dekurajimi i investimeve e huaja vjen per shkak te infrastruktures joadekuate
mungeses se besimit tek qeverisja sundimi i dobet i ligjit te drejtat e
paqarta te prones burokracise joefikase dhe korrupsionit. Deshtimi per ti
zgjidhur problemet e pronesise deshtimi per te reduktuar korrupsionin ne
gjyqesor per te reduktuar abuzivitetin e administrates publike nuk mund te
fshihen qofte edhe perkohesisht me mbrojtjen e posacme shteterore.
Qeveria eshte shprehur se kjo mbrojtje do te ofrohet per raste te vecanta dhe
per nje periudhe te perkohshme. Qeveria qarteson se kjo mbrojtje nuk eshte nje
e drejte ligjore qe u njihet investitoreve te huaj por nje privilegj qe mund
te afrohet nga Keshilli i Ministrave. Me keto ndryshime rritet e drejta e
shpronesimit edhe per aktivitete private biznesi. Ne fakt e drejta e prones
eshte e drejte themelore ajo mund te cenohet per raste te interesit publik te
cilat jane shume te kufizuara.
Me mbrojtjen e posacme Qeveria del mbi gjyqesorin cenon rende ndarjen dhe
balancen e pushteteve. Ajo merr atributet e mosrespektimit te vendimeve te
gjykates ne nje konflikt pronesie per me teper edhe shpenzimet qe i ngarkohen
humbesit te gjyqit qe mund te jete edhe nje investitor i huaj do te paguhen
nga Qeveria. Investimet e huaja jane te domosdoshme per te mbeshtetur
modernizimin e ekonomise shqiptare dhe rritjen e produktivitetit te saj.
Eksperiencat nderkombetare te thithjes se investimeve te huaja me iniciativa te
posacme dhe te perkohshme kane rezultuar jo te suksesshme. Ato kane vepruar
perkohesisht vetem per periudhat e perfitimeve perjashtimore dhe jane
zhvendosur sa here qe kane pasur oferta me joshese.
Strategjite kombetare te rritjes se tyre ne ekonomine shqiptare nuk duhet te
bazohen tek projektet Shqiperia 1 euro apo tek Mbrojtjet e
posacme shteterore por tek garantimi i ndarjes se pushteteve tek
garantimi i se drejtes se prones. Investitoret e huaj duhet te mbrohen nga
kapja e shtetit te mbrohen nga korrupsioni ne rritje dhe nga abuziviteti i
administrates fiskale. Ky ligj nuk do te arrije te nxite dhe rrite investimet e
huaja ne vend ai vetem rrit abuzivitetin e Qeverise ne ekonomi duke e
perkeqesuar akoma me shume ambientin e biznesit. Trajtimi i barabarte i
biznesit vendes dhe te huaj eshte detyrimi i Qeverise dhe Parlamentit te cdo
vendi. Diskriminimi pozitiv per te huaj duke diskriminuar negativisht biznesin
e vendit tend eshte nje politike tipike per vende me demokraci te cunguar dhe
ekonomi jofunksionale. Ne BE nuk do te shkojme duke diskriminuar pozitivisht
kompanite e vendeve te tyre por duke plotesuar kriteret e Maastrichtit ne
fushen e demokracise ekonomise dhe sigurise.