E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Sequi Zgjedhjet duhet qe te administrohen me sukses

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi sot në mesditë një takim pune me kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi.

Në këtë takim të kreut të shtetit me ambasadorin e Bashkimit Evropian u diskutua situata në vend në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit si dhe të 9 majit, Ditës së Evropës.

Presidenti Topi, duke pasur parasysh aspiratën e popullit shqiptar për t’u bërë pjesë edhe zyrtarisht e familjes së madhe evropiane, theksoi “domosdoshmërinë e zhvillimit dhe administrimit me sukses të zgjedhjeve vendore të lira, të ndershme dhe sipas standardeve më demokratike në mënyrë që të shënojmë një hap tjetër cilësor përpara në rrugëtimin tonë integrues”.

Nga ana e tij, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadori Sequi nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë zgjedhjet vendore të 8 majit për ecurinë e ardhshme integruese evropiane të vendit tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›