E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Sosa Te vleresueshme zhvillimet ekonomike te Shqiperise

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në një takim që pati sot me presidentin e Hondurasit Porfirio Lobo Sosa, vlerësoi raportet e mira me këtë vend.

Ai ka theksuar se raportet diplomatike janë dinamike, edhe pse gjeografikisht të dyja vendet ndodhen larg.

“Kemi bashkëpunuar dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë në kuadrin e OKB-së, por edhe të mjaft projekteve të tjera që janë në interes të dy vendeve”,- tha presidenti Topi.

Ndërsa Sosa ka vlerësuar zhvillimet e shpejta ekonomike të Shqipërisë.

Më tej, presidenti I Hondurasit përsëriti vullnetin e vendit të tij për të mbrojtur të drejtën e popullit të Kosovës, për të patur një shtet të lirë dhe të pavarur.

“Kosova ka të drejtë të jetë një shtet i lirë dhe sovran. Kjo është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet asnjë kombi”, ka theksuar Sosa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›