E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Topallit: Fol shqipen korrekte. –“H. Qamili s’më kupton dot!”

Pikënisje e këtyre replikave është bërë akuzat e Topallit gjatë një interviste të kohëve të fundit, ku thekson se Topi-Rama krijojnë së bashku një celulë anti-Evropiane.

Presidenti I Republikës ka zgjedhur vendlindjen e Topallit, Shkodrën për t’i kthyer kusurin kryeparlamentares.

“Së pari, këto zonja, apo zotërinj duhet të mësojnë pikërisht artin e komunikimit qytetar, të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, sepse komunikojnë publikisht me Institucionin e Presidentit të Republikës. Së dyti, në rast se do të dalim në një plan tjetër, ju e dini që, për definicion, spikeri përgjithësisht i merr tekstet e recitimit nga të tjerët. Është çështja se sa në mënyrë cilësore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja të gjithë këtyre që së paku në komunikim me publikun të jenë qytetar dhe, e dyta, ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”, ka thëne Topi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetares së Parlamentit, e cila me anë të një deklarate për shtyp thotë se “Flas me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, flas me krenari atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot!”.

Kjo deklaratë është pasuar me tjetër reagim të zyrës së Presidentit, ku me nota ironike thuhet se “Presidenti vlerësoi sonte në Shkodër të gjitha familjet e njohura e me tradita qytetarie, kulture dhe sportdashëse që i kanë dhënë emër Shkodrës dhe krenari gjithë Shqipërisë. Nisur nga deklarata e zyrës së shtypit të Kuvendit, zyra e shtypit të Presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do ndiheshin të fyer kush po i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike dhe institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë”./Start/

                                                                                             2011-10-16 09:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›