E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Vizioni i politikës shqiptare, integrimi

Presidenti Topi mirëpritet nga Presidenti polak Komorovski Varshavë

Pavarësisht debateve politike që ekzistojnë në vend, siç ekzistojnë në çdo vend tjetër demokratik, vizioni i të gjithë politikës shqiptare në unison nuk është në asnjë moment kontestues ndaj politikave madhore të integrimit. Kështu ju drejtua presidenti, Bamir Topi homologëve të tij në Samitin e Varshavës.

Ky vizion i politikës shqiptare, sipas Topit është arsyeja që rritja e demokracisë së brendshme, forcimi i shtetit të së drejtës, ndërtimi i politikave ekonomike, të cilat çdo ditë vijnë e konsolidohen, bëjnë të mundur që ne të jemi optimistë që marrja e statusit kandidat për Shqipërinë, do të jetë një moment kohor i afërt.”

Duke shprehur mbështetje të agjendës prioritare të Polonisë si kryesuese e radhës së BE-së, presidenti Topi, theksoi se  siç presim dhe kemi besim, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ndjekin politikën e afrimit dhe të dyerve të hapura për plotësimin e familjes evropiane me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›