PD kërkesë për shqyrtimin e votave të kontestuara

“Megjithëse ekziston një numër i vogël votash të kontestuara dhe shqyrtimi i tyre nuk ka gjasa të ndryshojë shumë rezultatin e zgjedhjeve në njërin apo tjetrin drejtim, zëri i të gjithë qytetarëve duhet të dëgjohet në këtë proces me një standard të njehsuar”, theksoi zëdhënësja Albana Mustafaraj.
Sipas saj, deri tani zëri i disa qytetarëve është bërë i pavlefshëm nga njëra ose tjetra palë, “dhe nëse pala kontestuese beson se ato vota janë të vlefshme, atëherë ato vota duhet të rivlerësohen në mënyrë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet, dhe sistemi zgjedhor të funksionojë plotësisht në përputhje me ligjin”.
Mustafaraj tha se Partia Demokratike ka vendosur të përjashtojë nga kërkesa për rivlerësimin e votave në dy kuti votimi, në të cilin Z. Rama ka fituar me më shumë se 200 vota, por që të gjitha fletët e votimit në këto kuti ishin hedhur së bashku me kundrafletët, duke mbajtur si kriter themelor të vlefshmërisë së votës, shprehjen e qartë të vullnetit të zgjedhësit. “Partia Demokratike ka besim se KQZ-ja do të zbatojë një standard të njehsuar pavarësisht se për cilin shkon vota, dhe do ta transmetojë shqyrtimin e votave drejtpërdrejt në media për të garantuar transparencën me të cilën ka punuar deri më sot”, vijoi ajo. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-27 14:44