E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne Varshave Demokracia ne cdo lloj rrethane triumfon

Presidenti Bamir Topi mori pjese sot paradite ne ceremonine e hapjes se Takimit te 17-te te Presidenteve te Shteteve te Evropes Qendrore ne Poloni. Ne kete veprimtari Topi mbajti fjalen e rastit ne te cilen ku ne menyre te vecante u ndal ne arritjet e vendeve te rajonit ballkanik ne drejtim te konsolidimit te demokracise.

Ne kemi nje ndryshim te rendesishem gjeopolitik ne rajon - u shpreh Presidenti duke shtuar me vjen mire qe sot kete mundesi do ta kete ne kete tryeze te nderuar qe ta shpalose Presidentja e nderuar e Kosoves e cila qe ne hapat e pare te misionit se saj e ka demonstruar vizionin e bashkepunimit.

Lidhur me lajmin per arrestimin e Radko Mlladic Topi u shpreh se ky veprim risjell edhe nje here ne vemendje qe demokracia eshte shume e rendesishme dhe demokracia ne cdo lloj rrethane triumfon.

Gjithashtu ne fjalen e tij Presidenti Topi vuri ne dukje se Shqiperia ka mundesine sot te demonstroje elemente pozitive te arritjeve te veta dhe se pavaresisht debateve politike qe ekzistojne ne vend.

Takimi I Presidenteve te Shteteve te Evropes Qendrore eshte bojkotuar nga Serbia dhe Rumania per shkak te prezences te shtetit te Kosoves ne kete takim.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›