E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Kom. i Venecias mund të asistojë Kolegjin Zgjedhor

“Ekspertët ligjorë dhe ekspertë të Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime të mbështetura në ligj dhe nëse ata kanë paqartësira, mund t' u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, ndofta Komisionit të Venecias, që ka profesionistë të vërtetë. Ne po i bëjmë thirrje këtij Kolegji të ndjekë procedura profesionale, transparente dhe të marrë vendime të pavarura nga politika”, ka theksuar ai për D Welle.

Ai shtoi se institucionet ndërkombëtare mund të ndihmojnë në garantimin e marrjes së vendimeve nga Kolegji Zgjedhor, vendime-që siç theksoi-duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe të pavarura. Kukan mendon se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, por zhvillimet post-elektorale tregojnë se ka mosmarrëveshje të thella mes partive politike. I pyetur nëse kjo situatë do të dëmtojë imazhin e Shqipërisë, Kukan shprehet: “Shumë seriozisht dhe me përgjegjësi them që e dëmton shumë Shqipërinë dhe sidomos dëmton rëndë interesat e njerëzve”.

Ai tha më tej se nuk është një qëndrim i mençur politik të bësh deklarata për ultimatume, apo paralajmërime për “mosbindje qytetare”. “Këto deklarata dhe paralajmërime nuk janë në linjë me vetëpërmbajtjen, që Baronesha Ashton dhe komisioneri Fule u kërkuan partive politike të Tiranës. Të bësh deklarata se unë jam fituesi dhe nëse jo, do të organizosh protesta dhe demonstrata, mendoj se nuk është përqasja e duhur politike”, përfundoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-27 14:52
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›