E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, Vjeti: Heqje me ligj e imunitetit të zyrtarëve

TIRANE- Konsensus mes paleve politike per reformen ne gjyqesor dhe heqje me ligj e imunitetit te zyrtareve te larte. Keshtu ka deklaruar kreu i shtetit, Bamir Topi ne takimin e sotem me Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Italisë, Mikele Vjeti.

Ne fjalen e tij, Topi theksoi se  nevojitet shprehja e qartë e vullneteve politike të konkretizuara me vendimmarrje në Parlament për të çuar përpara dhe për të zbatuar plotësisht e me sukses reformën në gjyqësor.

Sipas tij, kjo mund të materializohet me gjetjen e konsensusit për miratimin e Gjykatës Administrative, për heqjen me ligj të imunitetit të zyrtarët e lartë si dhe për miratimin e kandidaturave cilësore në Gjykatën Kushtetuese e në atë të Lartë, të bashkërenduara edhe me ndëshkimin e korrupsionit në radhët e gjyqtarëve.

“Arritjet e këtyre objektivave, të shoqëruara edhe me konsolidimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese e ligjore do të rikthenin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe do të mundësonin edhe plotësimin e kritereve të kërkuara për përmbushjen e aspiratës së shqiptarëve për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. tha Presidenti.

Nderkohe, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Italisë, Mikele Vjeti theksoi domosdoshmërinë e kalimit nga demagogjia në vepra dhe ligje konkrete.

Sipas tij, për të arritur këtë qëllim dhe për të pasur një drejtësi funksionale nevojitet ndarja e qartë e pushteteve dhe vullneti dhe bashkëpunimi i të gjithëve.

Ai ritheksoi mbështetjen e Italisë për reformimin e gjyqësorit shqiptar dhe rrugëtimin integrues të vendit tonë dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe të vazhdimësisë së projekteve të bashkëpunimit ligjor siç është ai i misionit EURALIUS 4 për të realizuar përsosjen dhe pjekurinë e një sistemi gjyqësor mirëfunksionues dhe një shteti të së drejtës në Shqipëri sipas standardeve evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›