E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Presidenti Boris Tadiç në prag të dorëheqjes

Presidenti serb Boris Tadiç mendohet se mund të japë dorëheqjen nga kreu i shtetit sot ose nesër.

Siç njoftojnë mediat serbe, duke iu referuar burimeve jo zyrtare Presidenti Tadiç është i vendosur për të mos e çuar mandatin e tij deri në fund, duke i hapur kështu rrugë mbajtjes së zgjedhjeve në 6 maj në të gjitha nivelet.

Kryetarja e Kuvendit Slavica Gjukiq Dejanoviç, do të jetë më pas përgjegjëse për thirrjen e zgjedhjeve për President të Republikës, ndërsa deri në zgjedhjen e Presidentit të ri ajo do të ushtrojë rolin dhe detyrat e Kryetarit të Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›