Topi: Zgjedhjet të mos politizohen vëmendje qytetarit
TIRANE- Presidenti Topi përsërit apelin partive politike për mos politizimin e zgejdhjeve lokale të 8 majit, ndërsa ti kushtohet më shumë vëmendje qytetarëve, projekteve dhe ideve për përmirësimin e jetesës së tyre.
Apeli i presidentit Bamir Topi është bërë gjatë takimit me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë. Zoti Lazlo Këver dhe delegacionin që e shoqëron ndodhen në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Gjatë takimit i cili u zhvillua sot paradite në presidencë, kreu i shtetit bëri një përshkrim përshkrim të situatës politike në vend dhe në veçanti, të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011 dhe fushatës së saponisur zgjedhore.
“Presidenti Topi vuri në dukje angazhimin e gjithanshëm të shtetit shqiptar në zhvillimin me sukses dhe sipas standardeve të duhura e demokratike të këtyre zgjedhjeve, sepse sa më pak të politizuara të jenë këto zgjedhje, aq më shumë do t’u kushtohet vëmendje shërbimeve dhe interesave të qytetarëve”.- nënvizoi presidenti në takim, informon zyra e shtypit pranë presidencës.
Kreu i shtetit vlerësoi si “shumë të mira” marrëdhëniet që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Hungarisë, e cila mban Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e konsolidimit dhe thellimit të mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat, përfshirë edhe atë ekonomike. Në këtë drejtim, presidenti vlerësoi mbështetjen e shtetit hungarez në përmbushjen me sukses të aspiratave të tij integruese si dhe nënvizoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit ndërparlamentar i cili do të kontribuonte në realizimin me sukses të proceseve të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij Kryeparlamentari hungarez, shprehu bindjen në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë dhe Hungarisë në mjaft fusha, sidomos në drejtim të bashkëpunimit të frytshëm parlamentar në kuadër të përafrimit të legjislaturës shqiptare me atë të BE-së. Zoti Këver vlerësoi gjithashtu arritjet e shënuara dhe ndryshimet pozitive të Shqipërisë, si dhe e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për vazhdimësinë e mbështetjes së Hungarisë në drejtim të rrugëtimit integrues evropian të vendit tonë dhe në përmbushje të aspiratës për t’u integruar në gjirin e familjes së madhe evropiane.
(s.g/balkanWeb)