PS: Saliu e Luli, euro dhe dollarë fallco për të blerë zgjedhjet lokale
TIRANE-Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatin e PD për Kryetar Bashkie të Tiranës, Lulzim Basha se po përdorin euro dhe dollarë false për të blerë votat me qëllim sigurimin e fitores në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
“Është fakt që prej ditësh në Shqipëri ka hyrë dhe po vazhdon të hyjë një sasi e konsiderueshme Eurosh dhe Dollarësh false, të cilat kanë vetëm një qëllim: t’u jepen shqiptarëve në këmbim të votës. Saliu dhe Luli i Saliut duan të vjedhin votat e shqiptarëve. Paratë fallco në shërbim të vjedhjes së votës, dy krime në të njëjtën kohë të cilat shqiptarët tashmë i dinë mire”, theksoi sot deputeti socialist, Arben Ahmetaj.
Ahmetaj deklaroi në një konferencë për shtyp se Sali Berisha duhet të kishte gjetur guximin t’u tregonte shqiptarëve për eurot dhe dollarët fals që po fut në Shqipëri në një përpjekje për të blerë zgjedhjet lokale.
PS deklaron se pikërisht në prag të kandidimit Bashës për kryetar Bashkie ka pasur një vërshim monedhash false, euro dhe dollarë. “…ku spikasin veçanërisht prerjet 100 dollarëshe me cilësi të lartë falsifikimi. Këto para false kanë hyrë dhe vazhdojnë të hyjnë në Shqipëri për llogari të regjimit të Sali Berishës. Me këto para Saliu dhe Luli i Saliut kanë bërë në plan të mashtrojnë votuesit shqiptarë, të tentojnë të blejnë votat e tyre dhe të tentojnë të deformojnë zgjedhjet lokale”, deklaroi Ahmetaj duke theksuar se më 8 maj, shqiptarët do tregojnë se nuk bëhen palë me regjimin e Berishës.
(d.b/BalkanWeb)