E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, 1427 policë nisin trajnimin, do garantojnë procesin

TIRANE- Nis trajnimin e punonjësve të policisë, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë proçesit zgjedhor për Organet e Qeverisjes Vendore datë 8 Maj 2011.

Qëllimi i trajnimit me temë “Detyrat e Policisë së Shtetit gjatë proçesit zgjedhor Maj 2011”, ka për qëllim garantimin e një proçesi zgjedhor sipas standarteve dhe përballimin me sukses e profesionalizëm të këtij procesi.

Trajnimi ka nisur në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë dhe në Komisariatet në varësi të saj, që nga data 28 mars dhe do të zgjasë deri me 6 prill.

Në një njoftim për median drejtoria e policisë e Tiranës informon se në këtë trajnim, marrin pjesë gjithsej 1427 punonjës policie të nivelit nivelit Zbatues, efektivë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Komisariateve të Policisë Nr.1,2,3,4,5,6, Kavajë, Njësia e Policisë Rrugore Tiranë dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.

“Në këtë trajnim synohet që efektivët e policisë, të cilët do angazhohen me shërbim gjatë proçesit zgjedhor, të jenë të aftë, të kuptojnë rolin dhe detyrat e tyre gjatë proçesit zgjedhor, të zbatojnë legjislacionin, të mbajnë qëndrim profesional, të zbatojnë detyrat e përcaktuara me rigorozitet, në përputhje me proçedurat standarte të punës së Policisë së Shtetit dhe Kodin Zgjedhor.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›