Topi: Zgjidhja e krizës politike varet vetëm nga partitë
Pas përfundimit të konferencës me ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër vende të ndryshme të botës, Presidenti Topi u pyet nga gazetarët, nëse ka pasur ndonjë thirrje për rivendosjen e negociatave dhe dialogut mes forcave politike.
“Si President mbetem gjithmonë inkurajues i dialogut politik dhe i zgjidhjeve të rëndësishme që vijnë nëpërmjet dialogut politik, sepse kur ka dialog pa fund dhe pa zgjidhje, pastaj nuk jemi racionalë. Kështu që unë mendoj se të gjithë duhet t’i kontribuojnë këtij komunikimi, i cili është domosdoshmëri civile e kohës, por edhe e politikës moderne për t’i krijuar të gjitha hapësirat Shqipërisë dhe shqiptarëve që të jenë më të qetë dhe të integrohen sa më shpejt”, u shpreh Presidenti Topi, duke shtuar se janë vetë partitë politike ato që do të japin zgjidhjen përfundimtare.