Topi, apel për pjesëmarrje masive në zgjedhje
TIRANË- Kreu i shtetit, Bamir Topi, shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat i janë drejtuar qendrës së votimit në shkollën Servet Maci, orën 10.45. Pas votimit, presidenti ka ndarë emocionin e dyfishtë të kësaj dite, pasi voton atje ku ka bërë klasën e parë dhe së dyti për këtë ditë kur votohet për progesin e demokracisë.
Ai ka bërë apel për pjesëmarrje masive. Sot është ditë e bukur, pranvere, që vetvetiu të jep optimizëm. I them të gjithë bashkëatdhetarëve ta shfrytëzojë këtë ditë, kanë një votë, ta japin atje ku mendojnë, pasi votojnë për dinjitetin e tyre dhe prestigjin- ka thënë Topi.
Ai apelin e ditës së sotme e ka dhënë për një pjesëmarrje masive në votime. Apeli i Topit ka shkuar edhe për komisionerët. Besoj se forcat e rendit do të sigurojnë qetësi gjatë gjithë ditës, parashikoj që do të jetë një ditë e qetë- tha Topi, duke uruar sukses për mediat që do të ketë një ditë impenjative.