E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Votoni për Tiranën dhe Shqipërinë që doni

TIRANË- Apel për pjesëmarrje në zgjedhje ka bërë edhe kreu aktual i bashkisë së Tiranës, në garë për mandatin e katërt, Edi Rama.

Pas votimit të tij, shoqëruar nga bashkëshortja Linda, djali, dhe familjarët e tjerë, nëna dhe vëllai, Rama ka kërkuar nga kryeqytetasit të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Mos u mërzisni nëse ka radhë në qendrën tuaj, gëzohuni sepse kjo do të thotë që votat janë shumë. Votoni për tiranën që doni, për jetën që meritoni, vota e ka bërë Tiranën që kemi sot, vota do e bëjë Shqiëprinë që duam nesër. Asnjë kryeqytetas nuk duhet të rrijë pa votuar, Tirana ka nevojë për votën e cdo banori dhe Shqipëria ka nevojë për shembullin e jashtëzakonshëm të Tiranës- tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›