E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron atdhetarin Zenel Gjoleka, apel politikës

KUC- Presidenti Bamir Topi ka nderuar me titullin 'Nderi i kombit” atdhetarin kuciot Zenel Gjoleka. Titulli u dha gjatë ceremonisë përkujtimore të 160 vjetorit të rënies së atdhetarit.

Kreu i shtetit gjatë fjalës së tij i bëri apel politikës që të lërë mënjanë interesat vetjake në përvjetorin e 100 të krijimit të shtetit shqiptar.

“Duke respektuar shtetin dhe forcuar institucionet, duke njohur ligjin dhe treguar bindje ndaj tij, duke u dhënë fund çdo praktike të gabuar që e sheh politikën dhe shtetin si burim fitimi, abuzimi apo demagogjie, pra duke marrë vendime për qytetarët, me qytetarët dhe në interes të plotë publik e kombëtar, vetëm kështu politika dhe shtetarët tanë i bëjnë respektin e merituar përvjetorit të krijimit të shtetit shqiptar”- ka bërë apel presidenti Topi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›