Topi dekoron me “Nder i kombit” grupimin “dhjetori 90”
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekoruar sot me medaljen “Nder i kombit” anëtarë të grupimit “dhjetori 90”. Në fjalën e tij kreu i shtetit duke vlerësuar kontributin e studentëve për rrëzimin e sistemit të egër komunist ka theksuar sot ëndrra e tyre për një Shqipëri europiane u bë realitet.
“Sot pas dy dekadash ëndrra për një Shqipëri europiane është bërë realitet. Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s dhe shqiptarët të cilët kanë pasur një izolim sot ata ndihen qytetarë të lirë të atij kontinenti të vjetër” theksoi Topi.