E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron rektorët: Universitetet të qëndrojnë larg politikës

TIRANË- Presidenti i vendit Bamir Topi në 125 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, me tone kritike ka shprehur shqetësimin e tij përhapjen masive të institucioneve arsimore private si dhe politizimin e Universiteteve.

Duke dashur të shprehë një shqetësin të qytetarëve, kreu i shtetit theksoi se gjithcka duhet të shkojë sipas ligjit, ndërkohë që u shpreh kundra përfshirjes se Universiteteve në politike.

“Universitet sot kanë një përgjegjësi madhore, t`i largohen politikë dhe atyre predispozitave për ti përfshirë studentët në polikë dhe për të bërë një edukim të pastër në respektim të ligjit. Dëshiroj të jap mesazh për Universitetet private. Kjo fazë e zhvillimit politik dhe institucional e vendit ka krijuar mundësi, por unë mendoj se gjithcka duhet të shkojë në një standard. Nuk mund të pranojmë që të ketë diferenca në standard. Kjo është një temë e gjërë dhe e debatuar dhe nuk dua të bëhem interpret i asnjë rryme që ka dalë nga debatet, por ajo që dëshiroj të them është se Universitetet kanë një detyrë madhore, i largohem përfshirjes së studentëve në politikë”,- u shpreh presidenti gjatë ceremonisë së dekorimit të rektorëve që u zgjodhën në postet drejtuese të Universiteteve.

Kreu i shtetit shprehu shqetësimin e tij edhe për kontrollin e diplomave, pasi sipas tij studentë të pamerituar vlerësohen, duke kërkuar standartizim të saj.
“Unë jam kryetar i shtetit dhe bëhem interpret i zërit të çdo qytetari që shkon më shumë me përgjegjësinë e Universiteteve private që duhet të kenë përgjegjësi para ligjit dhe moralit. Studentët që shkojnë në Universistete nisen nga predispozita të barabarta. Ne duhet të jemi shumë aktiv pavarësisht karrikes, nuk duhet të jemi indiferent para asaj që e diskutojmë”,- deklaroi Topi.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Berisha: Universitetet private mekanizëm i mirë  financiar Topi jep urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" për Harry Fultz

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›