Pukë, zhduket 17-vjeçari, familjarët apelojnë për ndihmë
PUKE - Prej mesditës së djeshme 17-vjeçari Durim Kukaj ka humbur kontaktet me familjen e tij. Prindërit dhe të afërmit e të riut kërkojnë ndihmë për të mësuar për fatin e djalit.
Sipas të afërmve, mënyra e shkëputjes së kontakteve ka qenë dyshuese, pasi fillimisht telefoni i tij ka dhënë sinjal, duke u fikur më pas, për të mos u ndezur më.
“Që dje në orën 11:45 djali im ka ikur nga mësimi dhe nuk ka ardhur në shtëpi. Nuk ka qenë problematik, është tip i qetë.”- thotë babai i Durimit.
Policia e Pukës ka nisur punën për kërkimin e të riut, ndërkohë që është vënë në dispozicion edhe një numër telefoni, për këdo që ka informacion për vendndodhjen e 17-vjeçarit. Nr është: 0682921457.
(er.nu/news24/BalkanWeb)