Topi dekretoi ligjin për EULEX-in

Presidenti Bamir Topi
Kreu i Shtetit Bamir Topi dekretoi sot dy ligje të rëndësishme, atë për Gjykatën Administrative dhe për hetimin e EULEX-it në Shqipëri.
Këto dy ligje sapo janë miratuara nga ligjvënësit në Parlamentin shqiptar.
Ligji për Gjykatën Administrative i hap rrugën ngritjes së gjashtë gjykatave të shkallës së parë në rrethe dhe një gjykate Apeli në Tiranë si dhe pritet t`i japë zgjidhje në një kohë më të shkurtër mosmarrëveshjeve mes biznesit dhe shtetit apo qytetarëve me shtetin.
Po sot Topi dekretoi dhe ligjin për EULEX-in, ku misioni europian në Kosovë me anë të votave që mori në parlamentin shqiptar, lejohet tashmë të hetojë dhe në territorin shqiptar për akuzat e eurodeputetit Marti Dik, për trafikim të organeve njerëzore. /E.L/