Oketa në Shkup, takon homologun maqedonas
Në takim ministrat Konajnovski dhe Oketa do të shkëmbejnë mendime për ngjarjet aktuale në rajon por edhe do të debatojnë për tema me interes reciprok
SHKUP- Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ndodhet sot në Maqedoni ku do të zhvillojë një takim joformal me homologun maqedonas Zoran Konjanovski. Sipas agjencisë së lajmeve Mia takimi do të jetë në funksion të zhvillimit dhe përforcimit të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal.
Në takim ministrat Konajnovski dhe Oketa do të shkëmbejnë mendime për ngjarjet aktuale në rajon por edhe do të debatojnë për tema me interes reciprok.
Pritet që në takim të marrin pjesë edhe shefi i shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral-nënkolonel Mirosllav Stojanovski, zëvendësshefi i SHM-së të ARM-së gjeneral major Naser Sejdini, sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes Petar Esmerov si dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë dhe Armatës në Republikën e Maqedonisë.
(s.g/BalkanWeb)