E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton buxhetin, pasaportat dhe prokurimet

Ne kulmin e debateve dhe akuzave ndaj tij, Presidenti Bamir Topi, dha dje firmen per disa ligje te rendesishme te miratuara vetem nga mazhoranca ne Kuvend. Kreu i shtetit firmosi dje ndryshimet ne buxhetin e shtetit per kete vit, qe parashikon shkurtime deri ne 39 miliarde leke. Shkurtime qe u kundershtuan ashper jo vetem nga opozita ne Kuvend e cila nuk mori pjese ne votim por edhe nga institucionet shteterore si Prokuroria, Gjykata Kushtetuese, Inspektorati i Pasurive apo Keshilli i Larte i Drejtesise, se me shkurtimin e fondeve nuk do te mund te realizojne si duhet punen e tyre. Po keshtu, diten e djeshme, Presidenti firmosi edhe ndryshimet ne ligjin per “Pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporta per jashte shtetit”. Nje ligj ky i cili percakton kriteret dhe tarifat per pajisjen me pasaportat e reja biometrike. Nderkohe qe le ne fuqi pasaportat aktuale deri ne marrjen e nje tjeter vendimi apo vendosjen e nje date nga ekzekutivi. Presidenti dekretoi edhe ndryshimet ne ligjin per “Prokurimin Publik”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›