Berisha: 320 projekte per ndertimin e rrugeve ne vend
Rreth 320 projekte per ndertimin e rrugeve te vendit, nga Saranda ne Tropoje, jane parashikuar te financohen pavaresisht shkurtimeve te shpenzimeve te kryera ne buxhetin e shtetit per kete vit. Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e dyte te Komitetit per Zhvillimin Rajonal. “Ne jemi zotuar per 7 mije km rruge per gjate ketij mandati, jemi zotuar per programin Shqiperia teresisht e asfaltuar dhe do ta zbatojme kete program deri ne fund”, siguroi kryeministri. Por sipas tij, pervec 320 projekteve, qe jane ne rruge dytesore e tretesore, ne komuna dhe bashki, jane dhe projektet e rrugeve rajonale, te cilat financohen nga nje fond i vecante i Fondit Shqiptare te Zhvillimit. “Keto rruge jane me impakt te madh per qarqet. Jane rruge, per te cilat ne 4 vjet qeveria shqiptare ka garantuar dhe 400 milion dollare te tjera, e ne rast nevoje do te garantohen edhe me shume. Fondi i Zhvillimit te Rajoneve, perfshin te gjitha financimet qe behen ne rajonet e vendit; ujesjelles-kanalizime, shkolla dhe qendra shendetesore. Perfshin te gjitha kredite e buta, grandet dhe financimet buxhetore per fermeret shqiptare”, theksoi ai.