Topi dekreton kryetaren e Gjykates se Larte

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka dekretuar kryetaren e Gjykates se Larte, qe per here te pare ne historine e saj do te jete nje femer.
Ne mbeshtetje te Kushtetutes, kreu i shtetit emeroi zonjen Shpresa Becaj ne krye te ketij dikasteri te rendesishem gjyqesor. Becaj, e moshes 47 vjecare, eshte diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise ne vitin 1983.
Ajo ka punuar si gjyqtare ne Gramsh dhe Tirane, si dhe ka qene edhe anetare per 2 vjet e Keshillit te Larte te Drejtesise. Qe nga viti 2004 ajo punon ne Gjykaten e Larte.
Ne kete post ajo zevendeson Thimio Kondin, mandati i te cilit kishte perfunduar dy muaj me pare.