E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlin, Merkel pret Berishen, vlereson progreset

Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Gjermani, u prit mesditen e sotme nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka vleresuar progresin e arritur nga Shqiperia gjate viteve te fundit ne te gjitha fushat, vecanerisht ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Kancelarja Merkel u shpreh se per te luftuar korrupsionin duhet nje kuraje shume e madhe, kuraje te cilen, sic tha ajo, kryeministri Berisha po e tregon me vendosmeri te madhe.

Zonja Merkel u shpreh se Gjermania dhe vendet e Evropes nuk kane me asnje dyshim per rezultatet e rendesishme qe ka arritur qeveria shqiptare ne luften kunder korrupsionit, krimit, per zhvillimin ekonomik dhe reformave te tjera te rendesishme.

Kancelarja Merkel tha ne konferencen e perbashket me kryeministrin Berisha se marredheniet midis qeverise shqiptare dhe asaj gjermane, si dhe marredheniet ndermjet te dy vendeve jane te shkelqyera.

Nga ana e tij, kryeministri falenderoi kancelaren per mbeshtetjen qe Gjermania po jep per ftesen per anetaresimin ne NATO, per mbylljen sa me shpejte te ketij procesi dhe mbeshtetjen per integrimin ne BE.

Me kete rast, kryeministri Berisha mori premtimin nga kancelarja Merkel se Gjermania do te ratifikoje Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit te Shqiperise me Bashkimin Evropian brenda vitit 2008 dhe shume shpejt Protokollin per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Kancelarja Merkel e siguroi gjithashtu kryeministrin per angazhimin e qeverise gjermane per te ndihmuar Shqiperine ne fusha te rendesishme, vecanerisht ne infrastrukture dhe sektorin e energjise elektrike.

Gjithashtu kryeministri kerkoi perkrahjen dhe mbeshtetjen per liberalizimin e vizave dhe qarkullimin e lire te shqiptareve ne vendet e Bashkimit Evropian, gje qe do te jete nje ndihme e madhe dhe nje hap shume i rendesishem per te afruar shqiptaret me qytetaret e BE-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›