Mandati i Seserit, Topalli: Akuzat e Ramës të pabaza

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar sot në lidhje me akuzat e kreut të PS-së Edi Rama se ajo po mban peng mandatin e deputetit socialist. Në një konferencë për shtyp, kryeparlamentarja Topalli i ka cilësuar akuzat e tij si të pabaza dhe jashtë çdo logjike ligjore e kushtetuese.
Ndërsa ka sqaruar vendimin e KQZ-së për mandatin e deputetit socialist, Topalli ka theksuar se ky vendim është i ligjshëm, kushtetues dhe i qartë.
“Duke qenë se Këshilli i Rregullores nuk funksion me shumicë votash por në barazi të plotë deri sa Rama ta ndajë mendjen mbi ligjshmërinë ose jo, për këtë cështje këshilli është i bllokuar për konkluzionet. Rama t’i thotë shqiptarëve se në cilin nen autorizohet kryetari i kuvendit për të dhënë apo hequr mandatin e deputetit” shtoi Topalli.
Ajo ka përsëritur sërish kërkesën ndaj Partisë Socialiste që të sjellë në Kuvend kandidaturat për vendet vakante të opozitës në bordin e Këshillit të televizioneve, të lëna bosh sipas saj që prej 3 vitesh si karrigia e zonjës e Seseri në Kuvend.
“Sa për dokumentet që thotë, Rama ta kërkojë në sirtarët e presidencës aty ku e ka dërguar me vendim kuvendi dhe jo te Jozefina. Aty nuk e ndihmoj dot, aty do gjejë votuesin e tij të devotshëm që ta sqarojë. Deri tani Rama ka kërkuar një gjethe fiku, edhe po e gjeti ajo nuk e mbulon por e turpëron” shtoi më tej Topalli.