Topi dekreton ligjin e fondit special për kompensimin
19/03/2010 Parashikohen katër burime të tjera të ardhurash për ish-pronarët
Mbledhja e të ardhurave edhe nga privatizimet e legalizimet
Presidenti i Republikës ka dekretuar dje ligjin “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”. Ligji është propozuar nga qeveria që para një viti dhe ka kaluar nëpër diskutime dhe rregullime gjatë gjithë kohës dhe ka marrë firmën përfundimtare të kreut të shtetit vetëm ditën e djeshme.
Ligji ka në përbërjen e tij 10 nene dhe në të parashikohet se për një periudhë 10-vjeçare, me propozim të Këshillit të Ministrave, Kuvendi të caktojë buxhetin e veçantë për procesin e kompensimit, i cili do të administrohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kështu, tashmë ky fond nuk do të mbushet vetëm me të ardhurat nga buxheti i shtetit, por në të do të përfshihen edhe lekët e përfituara nga një sërë burimesh të tjera. Më konkretisht bëhet fjalë edhe për tri burime të tjera, si të ardhurat e përfituara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore për të cilat nuk ka një vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronës. Për sa i përket kësaj kategorie, në projektligj përcaktohet se për llogari të këtij fondi do të kalojnë 65 për qind e vlerës në rastin e ndërtesave dhe 100 për qind e vlerës së shitjes së truallit.
Burimi i tretë është ai nga të ardhurat që krijohen nga procesi i legalizimit, 80 për qind e të cilave kalojnë në këtë fond special. Por në këtë draft parashikohet që kjo kategori të ardhurash të përdoret vetëm për ato subjekte që janë shpronësuar si pasojë e procesit të legalizimit, për të cilat gjithashtu është vendosur një klauzolë kufizuese, ku përcaktohet se “ato do të përfitojnë nga fondi i kompensimit në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i parcelave ndërtimore”. Do të jetë Këshilli i Ministrave ai që me propozim të ministrit të Financave do të miratojë shumën në dispozicion të këtyre subjekteve dhe shtrirjen kohore të përfitimit të saj. Gjithashtu drafti parashikon edhe një rrugë të katërt të ardhurash, të cilat krijohen sipas ligjeve apo akteve nënligjore të veçanta.
Fondi
Sipas ligjit, fondi i krijuar do të administrohet në një llogari të veçantë të Thesarit në Bankën e Shqipërisë dhe do të paraqitet për miratim në Kuvend paralelisht me buxhetin e shtetit. Por ndryshe nga sa parashikon ligji për buxhetin e shtetit, për këtë fond do bëhet një përjashtim në rastet e mosekzekutimit të tij brenda vitit financiar. Kështu, në të gjitha rastet kur ai nuk do të arrihet të shpërndahet brenda një viti, nuk do të digjet, por do të kalojë për vitin pasardhës. Për rrjedhojë, buxheti për kompensimin fizik të pronarëve nuk do të jetë më fiks, përkundrazi, ai do të ndryshojë në varësi të ardhurave të krijuara nga katër burimet e mësipërme si dhe në varësi të shumave të papërdorura gjatë vitit paraardhës. Shpërndarja e lekëve gjithashtu parashikohet të bëhet gjatë periudhave të ndryshme të vitit sipas kritereve të përcaktuara më parë nga vendimi i Këshillit të Ministrave.
Inspektorati i Ndërtimit
Është dekretuar ditën e djeshme dhe ligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9780, datë 16.07.2007, «Për inspektimin e ndërtimit»”. Ligji në fjalë ka shkaktuar debate mes pozitës dhe opozitës, pasi është konsideruar nga e majta si ndërhyrje në autonomin e pushtetit lokal
Viktimat e komunizmit
Që nga dita e djeshme data 20 shkurt do të jetë Dita e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit. Presidenti me propozimin e qeverisë dhe miratimin e Kuvendit ka dekretuar ligjin “Për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”.
Ngritja e institutit
I është hapur rrugë ngritjes së institutit për dënimin e krimeve të komunizmave. Është dekretuar dje nga kreu i shtetit ligji “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, i propozuar pas gjetjes së eshtrave të 13 personave në periferi të Tiranës.