E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton ligjin per partite politike

TIRAN - Presidenti Bamir Topi dekretoi dje nje sere ligjesh dhe levizjesh ne radhet e prokuroreve. Kreu i shtetit dha pelqimin per Ligjin per Partite Politike. Ligji i meparshem parashikonte pajisjen me godine ose pagesen e qirase se objektit te partive qe marrin pjese ne jeten parlamentare te vendit.

Krahas pajisjes me godine te partive parlamentare shteti duhet te beje te njejten gje ose te paguaje qirane e objektit edhe per partite qe kane marre mesatarisht mbi 1 per qind te votave pergjate tri zgjedhjeve te fundit legjislative. Ndryshimi ne fjale erdhi pas presionit te ushtruar nga partite e vogla kryesisht ato qe jane ne koalicion me Partine Demokratike.

Nje tjeter ligj ishte edhe ai Per miratimin e aktit normativ me fuqine e ligjit nr. 1 date 26.1.2011 te Keshillit te Ministrave Per lejimin e Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit te zhvilloje proceduren e prokurimit me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit per objektet e mbrojtjes nga permbytja dhe te kullimit ne zonen e Shkodres e te Lezhes te planifikuara ne buxhetin e vitit 2011.

Nderkohe Presidenti dekretoi emerimin e Silvana Pani ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Permet e cila aktualisht mban detyren e prokurores ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster si dhe Asllan Bajramaj me detyre prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster i cili transferohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Permet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›