E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton shkarkimin e Pangos

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekreton shkarkimin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, pas skandalit te nje dite me pare te transmetuar ne emisionin "Fiks Fare".

Ish-ministri u filmua ndersa tentoi te shfrytezoje postin e tij duke ngacmuar seksualisht nje vajze te re. Gjate filmimeve u pa qarte se si ministri premtoi t'i siguronte vajzes pune ne administrate, ne kembim te favoreve seksuale.

Nderkohe Prokuroria e Pergjithshme ka nisur hetimet per ceshtjen dhe ka kerkuar pamjet filmike qe zoterohen nga stafi i "Fiks Fare".

Po ashtu pak me pare, shefi i qeverise emeroi Adrian Turkun, si pasardhes te Pangos, nderkohe qe pritet firmosja e dekretit nga presidenti Topi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›